Elbasani është ndër qytetet më të prekura nga sëmundjet kancerogjene dhe një ndër faktorët është ndotja e madhe mjedisore.
Në këtë qytet sasia e grimcave të respirueshme kancerogjene PM10 janë tepër të larta. Për vitin 2014 matjet e Ministrisë së Mjedisit në Kombinatin Metalurgjik aty ku ushtron aktivitetin kompania KURUM, tregojnë se grimcat PM10 janë 62 mg (milligram) për m3 kur normat e lejuara nga BE janë 40.
Numri i madh i personave që vuajnë nga sëmundjet tumorale në Elbasan ka bërë që nga muaji tetor pas shumë përpjekjeve edhe të vetë kryetarit të Bashkisë Elbasan të hapet e para qendër e kujdesit paliativ për ta.
Janë rreth 50 persona që marrin shërbim në këtë qendër të hapur prej pak kohësh në spitalin patologjik.
Mjekja përgjegjëse e kësaj qendre pranon se si shkak për numrin e lartë të sëmundshmërisë është edhe ndotja nga aktiviteti i industrisë së rëndë në këtë qytet. Mjekja rendit edhe të tjerë faktorë kancerogjenë.
Mjekja Lindita Vathi shprehet për A1Report se hapja e qendrës i ka ardhur në ndihmë shumë pacientëve, të cilëve shërbimi u ofrohet në banesë.
Ndotja e mjedisit përbën shqetësimin kryesor për banorët e Elbasanit. Të dhënat e ministrisë për ndotje në qendër të qytetit të Elbasanit janë 50 mg për m3.
Ndërkohë nga të dhënat mesatare vjetore të ajrit për qytetin e Elbasanit i monitoruar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, PM10 rezulton 46.25 mg per m3 nga 40 që është edhe norma e BE.
Matja është bërë në periudhën e fundit të muajit dhjetor nëpërmjet mjetit lëvizës të monitorimit të ajrit që disponon ministria e mjedisit, shumë lehtë i identifikueshëm nga kompania Kurum, por edhe kompanitë e tjera të industrisë së rëndë, të cilat sipas banorëve stakojnë filtrat e ndotjes vetëm gjatë natës.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com