Ndotja nga ujërat e zeza, SEEP
'mbyll' plazhet publike në Vlorë
Plazhet publike të Vlorës përbëjnë rrezikshmëri për shëndetin e pushuesve për shkak të ndotjes së tyre. Ky është përfundimi që nxori Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Organizata Social Education & Environment Protection, realizoi një aktivitet në plazhet publike të Vlorës për të informuar pushuesit për cilësinë e keqe të ujërave.
VLORE - Plazhet publike të Vlorës përbëjnë rrezikshmëri për shëndetin e pushuesve për shkak të ndotjes së tyre. Ky është përfundimi që nxori Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) pas analizave laboratorike më 2 gusht 2012. Rezultatet flasin për një nivel të lartë të baktereve E.Coli dhe Streptoku fekale, si pasojë e derdhjes së ujërave të zeza të qytetit në det.
Lidhur me këtë situatë, organizata Social Education&Environment Protection (SEEP), realizoi një aktivitet në plazhet publike të Vlorës për të informuar pushuesit për cilësinë e keqe të ujërave dhe rrezikun që mund t’i vijë shëndetit të tyre.
Sipas SEEP, pushtetarët duhet të informojnë publikun për gjendjen e ndotur të ujërave dhe duhet të bëjë izolimin e plazheve. Në mungesë të këtyre impenjimeve nga institucionet përkatëse, SEEP bëri mbylljen e plazhit me një shirit të kuq, duke simbolizuar kështu izolimin e tij. Me pankarta e biseda të drejtpërdrejta me pushuesit, ishin format që SEEP përdori për ndërgjegjësimin e tyre ndaj ndotjes së detit në qytetin e Vlorës.
Ashtu siç rekomandohej nga ISHP, mos lejimi i pushuesve në këto plazhe është detyrë e pushtetit të Vlorës, për shkak se këto ujërave përbëjnë rrezik të lartë për shëndetin e komunitetit.
Aktiviteti u realizua në Plazhin përpara shkollës së Marinës, mbas një "Tryeze të Rrumbullakët Shkencore" të organizuar nga SEEP për këtë çështje, por edhe disa të tjera që po ndodhin në Plazhet Publike të qytetit të Vlorës, në bashkëpunim me disa Organizata Jofitimprurëse të tjera të qytetit.
Së fundi, SEEP paralajmëroi se aksione të tilla për këtë çështje do të ketë edhe në vijim, ku më i afërti pritet të jetë gjatë muajit shtator.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.5%
-
E gabuar
37.5%
-
Nuk e di
12%
Vota total: 275
Lajme të tjera
-
Bregu te ‘5 Pyetjet’: Pas Dumanit, ‘tregu’ i vrasësve me pagesë ka ndryshuar! Banushi: Ja çfarë ndodhë me ‘të penduarin’ e drejtësisë pasi del nga burgu
20 Mars, 22:55
-
'Kërkoj ndjesë'/ Dea Mishel e përlotur u rrëfen banorëve historinë
20 Mars, 22:51
-
Igli Tare 'tërbon' Interin, drejtori i Lazios: Për mua Juventusi është në vendin e dytë
20 Mars, 22:29
-
Inteligjenca Kievit: Nuk ka prova që Kina dërgon armë në Moskë
20 Mars, 22:22
-
Amazon do të shkurtojë edhe 9.000 vende tjera të punës
20 Mars, 22:11
-
Tottenham në krizë, futbollistët kërkojnë shkarkimin e Conte-s
20 Mars, 21:59
-
Macron kaloi reformën e pensioneve, opozita franceze inicion 2 mocione mosbesimi në parlament por dështon! Qeveria në këmbë për 9 vota
20 Mars, 21:44
-
Marrëveshja në Ohër, Bushati: Dokumenti të ishte më i detajuar, me afate konkrete! Pritet që 5 shtete të lëvizin drejt njohjes së Kosovës, do i hiqej gjylja Vuçiçit
20 Mars, 21:34
-
Shtëpia e Bardhë: Putin e sheh Xi-në si një burim jetik sepse lufta po shkon keq
20 Mars, 21:29
-
NBA/ Lakers rikthehen te fitorja, mposhtin Orlandon pas paraqitjes fantastike të Reaves! Spurs fitojnë me Atlanta
20 Mars, 21:11
-
Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet 23-vjeçari pjesë e bandës së shqiptarëve që kontrollon trafikun e drogës në Athinë
20 Mars, 21:07
-
Zgjedhjet e 14 maji/ PD e Alibeajt mbështet kandidatin e Berishës në Vaun e Dejës
20 Mars, 21:05