Ndotje alarmante nga fabrikat e peletit në Lushnje, banorët: Na morën frymën! Nxjerrin tym toksik

Fabrikat industriale të prodhimit të peletit janë kthyer në kërcënim për shëndentin e banorëve të fshatit Golem në Lushnje. Gazrat e shkarkuara në ajër por dhe mbetjet e derdhura në tokë e ujë kanë sjellë ndotje alarmante.

Siç shihet më pamjet e Report TV, nga oxhaqet e fabrikave del tym natë e ditë si dhe çlirohet aromë e rëndë prej amoniakut.

Shqetësimet e tyre, banorët i shprehën në një dëgjesë publike që u organizua në Lushnje, ku morën pjesë inspektorë të Drejtorisë Rajonale të Mjedisit, përfaqësues të bizneseve dhe të bashkisë. Ata kërkuan ndërhyrje urgjente, pasi prej tymit kancerogjen kanë përfunduar në spitale.

“Oxhaqet nxjerrin tym! Dritaret e shtëpisë sime nuk hapen. Fëmijet e mi dhe bashkëshorti janë me pompë për frymëmarrjen. E kam afër shtëpisë fabrikën që përpunon bërthamat e ullinjve. Ju keni licencën për prodhimin e drurit por në fakt punoni me mbetjet e ullinjve. Në Lushnje nuk durohet dot era. Si i bie 365 ditë të vitit kthehemi ne kancerogjen. Agjencia Rajonale e Mjedisit nuk e ka bërë punën si duhet. Është një biznes i gjobitur dy herë dhe vazhdon të punojë. Pse i lejon shteti? Fabrika duhet te punojë me rregulla, t'i plotësoje kushtet e filtrimit të ajrit!”, tha një banore e fshatit Golem, në Lushnje.  

Aktualisht në fshatin Golem janë tre fabrika që prodhojnë pellet me bërthamat e ullinjve. Njëra prej tyre është pezulluar dhe dy të tjera vazhdojnë aktivitetin duke ndotur gjithë zonën.

“Kemi aplikuar për leje mjedisore, lejen nuk po e marrim. Kjo veprimari kryhet dhe nga kompani të tjera rreth e qark nesh që ndosin me aroma të forta, për shkak të ndotjes së të tjerëve po penalizohemi dhe ne. Këtu nuk zhvillohet më aktivitet”, tha Ervis Mustafa, pronar i fabrikës.

Drejtoria Rajonale e Mjedisit, Fier që ka në juridikision këtë zonë u zotua në takimin me banorët se do të kryejë inpektime dhe do të monitorojë shkarkesat në ajër të fabrikave të peletit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë