Një operacion i gjerë i policisë italiane ka përfudnuar me 28 të arrestuar, të gjithë anëtarë të organizatës mafioze “Ndrangeta” që kishin bazën në Kalabri dhe vepronin në veri të Italisë. Mes të arrestuarëve është dhe një shqiptar.
Sipas policisë mafiozët italianë kishin ngritur plantacione të drogës në Shqipëri.
Ky fakt u zbulua falë një hetimi pesëvjeçar të Prokurorisë së Antimafies Italiane.
Ishte një i penduar i mafies italiane që kishte dhënë detaje se organizata dhe grupe kriminale italiane kishin përdorur Shqipërinë si territor për të mbjellë kanabis, ndërsa më pas e transportonin në Puglia apo në vende të tjera europiane.
Në fillim të muajit mars të këtij viti, Luçiano Noçera, i cili akuzohet për tri vrasje, trafik droge dhe që tashmë ka fituar statusin e bashkëpunëtorit, përmendi faktin kur i dërgoi një BMË një politikani shqiptar, për të kaluar kanabisin, përpara se të ndërrohej qeveria dhe të digjeshin plantacionet.
Hetuesit, në konferencën për shtyp, thanë se këtij grupi i janë sekuestruar në këto pesë vite hetimesh me qindra kg marijuanë të ardhur nga Shqipëria, kokainë që vinte nga Rumania dhe hashash nga Spanja.

“Ky grup kishte arritur të ngrinte plantacione marijuane në Shqipëri dhe prej andej e sillnin drogën drejt Italisë”, deklaroi kreu lokal i Antimafies, Marcello Tatangelo.
Nga përgjimet e policisë italiane, mes bisedave të mafiozëve në shumë raste përmenden shqiptarët.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO