TIRANË - Pas zhvillimeve të fundit ne grupin kuvendor të Partisë Socialiste , Ndrec Dedajt i duhet të zgjedhë mes ushtrimit të postit të kryebaskiakut dhe mandatit të deputetit. Kjo pasi Arben Ndoka vetëm pak ditë më parë dorëzoi mandatin e deputetit për qarkun e Lezhës duke e lënë vakant karrigen e ligjvënësit. Ndonëse sipas Kodit Zgjedhor mandati i deputetit i takon Ndrec Dedës i radhitur i katërti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste ky i fundit në një komunikim telefonik ka mohuar se do të lërë postin e kryebashkiakut për të marrë atë të deputetit.
Dedaj ka deklaruar se është votuar për të qenë kryebashkiak dhe se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga drejtuesit e PS për të hyrë ne kuvend. Megjithatë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i detyruar ta pyesë Dedajn nëse do ta marrë mandatin e ligjvënësit apo jo. Nëse Dedaj do t’i qëndrojë asaj çka ka deklaruar se nuk do ta lërë detyrën e kryebashkiakut atëherë mandati i kalon emrit pasues në listë, numrit 6 Eduart Ndocaj. Por edhe ky emër nuk është i sigurt pasi fillimisht ka pasur një konflikt publik dhe mediatik me PS dhe kryeministrin dhe së dyti Ndocaj muaj më parë i është bashkangjitur një partie tjetër PDK.
Nëse edhe Ndocaj nuk e merr mandatin atëherë emri i deputetit të qarkut Lezhë do të vijë nga partia tjetër e koalicionit të majtë LSI pasi emri që vjen pas Ndocajt në listën e socialistëve është Kastriot Piroli i cili është i dënuar. Në këto kushte mandati me shumë gjasa do t’i shkojë kandidatit tjetër Petrit Gjoni i radhitur i dyti pas deputetes Monika Kryemadhi në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Por problemi i vakancave në Lezhë nuk mbaron këtu pasi nëse deputeti Armando Prenga do ta dorëzojë mandatin për shkak të ngjarjes së ndodhur në Laç atëherë PS do këtë një tjetër vend për të plotësuar. Megjithatë do pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës së Lartë për Prengën dhe kjo do të kërkojë kohë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.7%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ PSG përmbys 4-2 Cityn në derbin e milionave, fitojnë Interi dhe Milani! Real Madrid shënon pesë gola, Bayern turpërohet në Holandë
22 Janar, 23:02
-
Itali/ Kishte groposur mbi 2 kg kokainë në kopshtin pranë shtëpisë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar me precedentë!
22 Janar, 22:55
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, Spahia: Princ Leka do ankimojë vendimin, i motivuar politikisht! Çaça: Duhej të ishte dënuar edhe Elia
22 Janar, 22:40
-
Zyrtare/ Bologna i përmbysi në Champions, Dortmund shkarkon trajnerin Nuri Sahin
22 Janar, 22:29
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Detaji i dosjes/ Pretendimet e Elia Zaharias në Gjykatë: Mora lëndime nga shtyrja prej Lekës!
22 Janar, 22:04
-
Mourinho bën 'shopping' në Paris, Milan Skriniar përforcon Fenerbahcen
22 Janar, 21:52
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, REPORT TV zbardh vendimin e Gjykatës: Sherri nisi për një dollap mes Gjergj Zaharisë e Princ Lekës! Ja pse u shfajësua Elia
22 Janar, 21:51
-
10 vite stërvitje dhe dietë ekstreme, njihuni me 25-vjeçarin kampion që sakrifikon për Bodybuilding
22 Janar, 21:47
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54