Ndreca i përgjigjet Berishës: Fabrikën
e miellit s'e privatizova me lekët e tua
Gjergj Ndreca, ish i burgosur politik që i vuri flakën vetes gati 10 ditë më parë, ka lënë ditën e djeshme spitalin e Selanikut ku po kurohej dhe me ambulancë është shfaqur në çadrën ku po zhvillohet greva e urisë.
TIRANE- Gjergj Ndreca, ish i burgosur politik që i vuri flakën vetes gati 10 ditë më parë, ka lënë ditën e djeshme spitalin e Selanikut ku po kurohej dhe me ambulancë është shfaqur në çadrën ku po zhvillohet greva e urisë. Ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me shikim të dobësuar, ai ka deklaruar se do t'i bashkohet sërish grevës së urisë dhe i ka dhënë përgjigje edhe akuzave të Berishës duke iu përgjigjur se fabrikën e miellit e ka privatizuar me lekët e një të afërmi të tij dhe jo me lekët e dëmshpërblimit. Ai ka qëndruar gjatë gjithë kohës në autoambulancë, e cila nuk është lejuar të kalojë kordonin e policisë dhe të kontaktojë me grevistët.
Përse u kthyet sërish? Jam kthyer për të qëndruar pranë shokëve të mi të vuajtjes. Mora vesh se greva do të zhvendoset para ambasadës amerikane. Aty do të vdesim të gjithë. Ne e kemi fituar betejën.
Ju dolët vetë nga spitali, apo u përmirësuat? Jo dola vetë, sepse doja të isha këtu, ku po zhvillohet greva.
Greva është cilësuar si politike, pasi Edi Rama pagoi kurimin tuaj...? Edi Rama nuk ka dhënë asnjë lekë për kurimin tim, unë jam trajtuar në spitalin shtetëror të Selanikut. Por për mua kanë paguar të gjithë shqiptarët me moralin e tyre. Dhe për këtë u jam shumë mirënjohës. Të gjithë janë solidarizuar me ne, vetëm bunkeri i PD-së nuk është solidarizuar.
Gjykata ka dhënë vendim për shpërndarje të grevës pasi e cilëson të paligjshme, ju çdo të bëni? Ne nuk e njohim vendimin e gjykatës dhe as këtë qeveri. Nëse ata duan ne e mbyllim grevën sot dhe e fillojmë sërish nesër. Ne njohim vetëm gjykatat ndërkombëtare dhe çështja jonë do të shkojë në Hagë.
Ju jeni gati t'i shkoni deri në fund kësaj greve? Kjo është edhe arsyeja që përse erdha. Dështova njëherë, nuk mund të dështoj për së dyti.
Po për negociatat me presidentin, a keni ndonjë shpresë? E kam njohur atë para disa vitesh. Nuk kam asnjë lloj shprese tek ai.
Kryeministri Berisha ju ka akuzuar se ju, me paratë e dëmshpërblimit keni blerë një fabrikë mielli, a është e vërtetë kjo? Akuzat e Berishës janë vetëm fjalë. Atë fabrikë unë e kam me ortakëri me një njeriun tim, është burri i tezes sime që ka jetuar gjithmonë në Amerikë. Në 1991 ai ka ardhur në Shqipëri nga Kalifornia me 500 mijë dollarë, ndërsa unë së bashku me shokët e mi kemi paguar 233 mln lekë me letra me vlerë. Dmth secili prej nesh ka paguar pjesën që i takonte. Ndërsa sa i përket dëmshpërblimit unë kam marrë vetëm një këst para tre vitesh. Unë i them Berishës se nuk jam bandit dhe se fjalën ma pret vetëm plumbi se për atë fjalë të kemi vuajtur një jetë të tërë. Tani jemi kthyer sërish si në vitet '81.
ÇFARË THA BERISHA PËR GJERGJ NDRECËN MË 15 TETOR "Ndreca përfitoi fabrikë, nëpërmjet letrave me vlerë të dhëna nga qeveria e PD-së, gjithashtu pronar i impiantit të mbarështrimit të derrave. Por ky biznes do punë dhe jo raki, jo bixhos, për t’i menaxhuar. Ai mori kredi, por banka ia konfiskoi, sepse, nëse bëhesh delenxhi e nuk paguan borxhin, konfiskohesh. Ligji vepron. Kështu që i ikën edhe derrat, dhe tani, në grazhdin e PS-së, do të ndërtojë bizneset e reja." Këto akuza janë përsëritur nga kryeministri Berisha në konferenca për shtyp, por dhe në seancat parlamentare menjëherë pasi Gjergj Ndreca tentoi të vetëflijohej duke u djegur me benzinë më 8 tetor.
(Intervista u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
49.1%
-
Jo
37.4%
-
Nuk e di
13.5%
Vota total: 1595
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U ekzektua në Novoselë, Kristjan Marku ishte nip i Martin Bardhit të vrarë në shtator 2023 më Rrëshen
13 Janar, 20:10
-
Policia gjen 10 gëzhoja në vendin e ngjarjes, viktima me precedentë për vrasje të mbetur në tentativë
13 Janar, 20:04
-
Pasta Diamond fiton çmimin ndërkombëtar 'Superio Taste Award 2025'
13 Janar, 20:03
-
'PD është bërë një parti shpifësish!', Çupi: E kanë kthyer në mision, por shpifja duhet ndëshkuar
13 Janar, 19:58
-
Atentati ndaj 30 vjeçarit, dyshohet se ishin 3 autorë, u larguan drejt Fierit
13 Janar, 19:54
-
Nis fushata në Kosovë, Hisen Berisha: Kurti erdhi me propagandë, nuk ka ç'ofron më! Kandidati i PDK-së: Vetëvendosja braktisi ish-liderët e UÇK-së në Hagë
13 Janar, 19:51
-
Ish-ministrja maqedonase Jankullovska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”
13 Janar, 19:45
-
Atentati ndaj 30-vjeçarit në autostradën Vlorë-Fier, makina e autorëve në flakë duke u djegur (VIDEO)
13 Janar, 19:31
-
Regjistrimi i Diasporës për zgjedhjet e 11 majit/ Elena Xhina: 3 mijë kërkesa në ditë! Medlir Mema: Kemi shqetësim për përdorimin e ambasadave dhe konsullatave
13 Janar, 19:13
-
Atentat në autostradën Vlorë-Fier, vritet 30-vjeçari me të shkuar kriminale! Dyshohet për 3 autorë, dogjën automjetin e krimit dhe u arratisën me tjetër (EMRI+VIDEO)
13 Janar, 18:59
-
Moti i keq, Lezha në terr! Banorët e 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet! (VIDEO)
13 Janar, 18:55
-
Ngjela në Report TV: Si mund t’i fitojë zgjedhjet kryetari i një partie i shpallur ‘non grata’ nga SHBA! Këta menduan se ishin të paprekshëm, Rama i qetë
13 Janar, 18:42