Ndreca kthehet në detyrë, Karabina:
Vetëm gjykata e rrëzon vendimin

Ndreca kthehet në detyrë, Karabina:<br />Vetëm gjykata e rrëzon vendimin
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas publikimit të lajmit se DAP ka rrëzuar kërkesën e Ministres Karabina për pezullimin nga puna të Plarent Ndreca.
 
Sipas Ministres, të gjithë ish-punonjësit që janë pushuar nga puna për shkak të mospërmbushjes së detyrave, vazhdojnë të jenë të pezulluar dhe se asnjë institucion tjetër shtetëror përfshirë edhe DAP, nuk mund ta rrëzojë vendimin.
 
Në deklaratën për shtyp, Ministria theksoi se autoritetin kushtetues për të gjykuar mbi vlefshmërinë e akteve të pezullimit, e ka vetëm sistemi gjyqësor në vend dhe asnjë institucion tjetër.
Më herë sot u publikua se DAP e ka cilësuar aktin si të pa vlerë juridikisht, dhe se hedh poshtë vendimin e pezullimit të Plarent Ndreca.

Deklarata e plotë e Ministrisë:
 
Ministria e Arsimit dhe Sportit lidhur me disa njoftime të shpërndara në media sqaron publikisht se të gjithë ish-punonjësit të cilët për shkak të mospërmbushjes së detyrave të tyre funksionale që kanë sjellë pasoja shumë të rënda në mbarëvajtjen e punës së institucionit, ndaj të cilëve është marrë masa e pezullimit të menjëhershëm dhe kallëzimit penal, vijojnë të jenë të pezulluar.
 
Urdhri i Ministrit Nr.7/Extra datë 13.06.2017 me anë të së cilit është urdhëruar pezullimi i menjëhershëm nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Arsimit dhe Sportit, z. Plarent Ndreca, Urdhri Nr. 335 datë 16.06.2017 më të cilit është pezulluar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse, z. Alqi Kushi, Urdhri Nr. 342, datë 19.06.2017 me anë të cilit është pezulluar nga detyra Drejtori i Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit znj. Ornela Koleka, janë në fuqi.
 
Theksojmë se asnjë institucion tjetër shtetëror, përfshirë Departamentin e Administratës Publike apo Komisionerin e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, me vendimet e tyre nuk kanë cenuar vlefshmërinë e akteve të pezullimit të miratuar nga Ministri i Arsimit dhe Sportit. Çdo informacion i servirur si vendimmarrje pranë Titullarit të Institucionit, nuk cenon legjitimitetin e këtyre akteve.
 
Autoritetin kushtetues për të gjykuar mbi vlefshmërinë e akteve të pezullimit të miratuar nga Ministri i Arsimit dhe Sportit e ka vetëm sistemi gjyqësor në vend dhe asnjë institucion tjetër.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë