TIRANË – Ish i përndjekuri politik, Gjergj Ndreca rreth orës 22.00 të mbrëmjes së sotme ka hipur në monumentin e heroit kombëtar “Skënderbeu” duke kërcënuar se do të vetëvritet. Ndreca, i cili është parë me një shishe alkooli në dorë ka shfaqur momente paqëndrueshmërie, ndërsa në një prononcim telefonik për A1Report ka pohuar se ka hipur mbi kalin e Skëndërbeut për të zgjidhur hallet e Shqipërisë. Në vendngjarje kanë mbërritur disa forca policie, të cilat kanë tentuar të negociojnë me Ndrecën, i cili në minutat e para shoqërohej nga Lirak Bejko, një tjetër ish i përndjekur. Ndreca thekson se ai proteston kundër padrejtësisë që po i bëhet me gjyqin për goditjen e deputetit demokrat, Ilir Rusmaili dhe për kushtet e ish të përndjekurve.
INCIDENTET E SHPESHTA TE NDRECES
Ndreca disa herë është ndaluar nga policia për incidente me politikanë, siç ishte rasti i deputetit demokrat Ilir Rusmajli. Në muajin shkurt Ndreca dhe Bejko goditën me grusht deputetin Ilir Rusmajli gjatë kohës që ky po dilte nga ambientet e parlamentit. Vetëm 6 ditë më pas, Gjergj Ndreca raportohet të ketë goditur avokatin Agim Tirana, po në afërsi të Parlamentit të Shqipërisë.
Ndërkohë më 1 mars Ministri i Financave Ridvan Bode është fyer teksa po kalonte para Institutit të Ish të përndjekurve politik për shkak se ata nuk kishin mundur të marrin asnjë qindarkë nga dëmshpërblimi i viteve të burgut në kohën e diktaturës.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com