Kryedemokrati Basha thotë se Rama në vend të dekriminalizmit të politikës “vulosi veprën e tij të kriminalizimit të pushtetit”.
“Beteja jonë për dekriminalizmin nuk ndalet, reagimi i qytetarëve është detyrë. Me votë, me gjykimin suprem të votës popullore- kjo është zgjidhja”, shkruan lideri demokrat në rrjetin social Facebook.
Po përmes Facebook-ut, edhe më i ashpër në reagimin e tij, ish-kryeministri Berisha lë të nënkuptohet se opozita po shikon sërish alternativën e protestave.
“Opozita vendoset sot para alternatives me te rende ne tere historine e saj. Sot me shume se kurre opozita duhet te ngrihet e gatshme per cdo vendim, çmim dhe sakrifice, per te mbrojtur ekzistencen reale te saj”, - shkruan Berisha.
Deputeti demokrat heq paralele me vendimin e dhënë nga Gjykata e Lartë që dënoi dy deputetët demokrat Edi Paloka dhe Arben Ristani për shpifje ndaj kryeministrit Rama, dhe e sheh këtë si shenjë se drejtësia është shndërruar në “hanxhar të regjimit të Edi Ramës”.
Statusi i Lulzim Bashes
Lajm i zi për Shqiperinë, demokracine dhe parlamentarizmin shqiptar. Cdo shqiptar që pa me zë dhe figurë skenat e shëmtuara të sulmit fizik kundër fjalës së lirë dhe opozitës, është sfiduar. Partnerët tanë amerikanë dhe europianë janë sfiduar. Në vend të dekriminalizimit, si një nevojë urgjente dhe jetike e politikës dhe shoqërisë shqiptare, Edi Rama vulosi veprën e tij të kriminalizmit të pushtetit. Kapja dhe marrja peng e institucioneve nga krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i veshur me krim është vepra e tij e zeze. Beteja jonë për dekriminalizmin nuk ndalet, reagimi i qytetarëve është detyrë. Me votë, me gjykimin suprem të votës popullore- kjo është zgjidhja.
Statusi i Sali Berishes
E drejta dhe se bashku me te edhe opozita ne gijotinen e regjimit!!
Te dashur miq, ne nje hark kohor me pak se dhjete ditor, nen diktimin e Edi Rames, Gjykata e Larte e vendit ka dhene dy vendime te pashembullta ne historine e pluralizmit politik dhe ne kundershtim flagrant me parimet themelore te drejtesise shqiptare dhe europiane.
Pak dite me pare kjo Gjykate denoi me kundravajtje penale per shpifje, dy drejtues kryesor te PD per deklaratat e tyre politike, per shkak te detyres, kunder Edi Rames. Ky vendim, i pari i ketij lloji ne historine e pluralizmit te vendit eshte ne kundershtim flagrant me te gjitha gjykimet dhe direktivat e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut. Sot Gjykata e Larte, e shnderruar ne hanxhar te regjimit te Edi Rames, perdhosi me vendimin e saj politik te drejten ne vetdijen e cdo qytetari.
Ajo, me urdher te Edi Rames pushoi çeshtjen e goditjes ne Parlament nga banditet me imunitet te PS, Ndoka dhe Ndreu, te deputetit Genti Strazimiri, akt qe tronditi vendin dhe neveriti boten. Me keto vendime, haptas politike armiqesore te Gjykates se Larte per opoziten shqiptare, krijohet nje situate qe nuk ka ekzistuar kurre me pare.
Ne kete regjim sot e tutje ne institucionin suprem te drejtesise per opoziten ka ndeshkim dhe jo te drejte. Opozita vendoset sot para alternatives me te rende ne tere historine e saj. Edi Rama, ky bastard i bllokmeneve hoxhist, mendon dhe beson se me kete vendim i dha duart dhe vendosi ne gijotine opoziten e vendit. Sot me shume se kurre opozita duhet te ngrihet e gatshme per cdo vendim, çmim dhe sakrifice, per te mbrojtur ekzistencen reale te saj!
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)