Ndreu: SHKB, kobure e ministrit
Në fushatë vëzhgoi dhe deputetë

Ndreu: SHKB, kobure e ministrit<br />Në fushatë vëzhgoi dhe deputetë
TIRANE - Funksionimi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm me ligjin e vitit 2008 nuk ka qenë eficent. Me këtë argument Ministria e Punëve të Brendshme ka sjellë paketën e re ligjore, e cila pas diskutimeve në komisionet parlamentare, u prezantua në sallën e Kuvendit nga kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho, ndërsa kritika edhe më të forta mori nga deputeti socialist Pjerin Ndreu.

Ai tha se SHKB-ja është shfrytëzuar më parë për të bërë presion mbi policinë, ndërsa hodhi akuza se gjatë fushatës kjo stukturë ka vëzhguar edhe deputetë. Ndërsa funksionimi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për protestat e 21 Janarit, sipas tij ishte i turpshme.

Ndreu: SHKB përdorej për presion mbi policinë…u vëzhguan edhe deputete gjatë fushatës
"Qeveria shqiptare po tregon vendosmëri në luftën kundër krimit por dhe reformën në Ministrinë e Brendshme. Paketa ligjore tregon qartë seriozitetin për të përmirësuar një sërë aspektesh. Në relacionin e kërtij projektligji përmirësohet akoma dhe më shumë cilësia e SHKB-së. Me këtë projektligj SHKB do vihet në shinat e trenit. Është e rëndë të thuhet por kjo strukturë është konsideruar si një kobure e ministrit të Brendshëm për të goditur apo plagosur policë të caktuar, duke bërë presion mbi policinë. SHKB është përdorur edhe për të vëzhguar edhe deputetë gjatë kohës së fushatës. SHKB ka qënë e turpshme edhe gjatë kohës së 21 janarit. Kulmi është kur punonjësit e SHKB-së vajtën e kontrolluan magazinat e çadrave të shiut, e asgjë nuk u tha për autorët e vërtetë të vrasjeve. Përzgjedhja bëhëj me arsye politike, por dhe njërëz të paaftë, të korruptuar e pijanec. Historia kur arrestohej një polic dhe lejoheshin disa të pasuroheshin me drogën e Lazaratit duhet të marrë fund. Projektligji i sotëm është me një standard të ri që do japë garanci dhe gjykime të drejta", tha deputeti socialist Pjerin Ndreu.

Sipas kryetarit të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, në 4 vjet, me gjithë investimet e bëra në këtë Shërbim, SHKB nuk ka qenë eficent në zbatimin praktik. 

Braho: Keqperdorimi i ligjit është përdorur për t'i shërbyer interesave të caktuara politike
“Janë vërejtur mungesa të caktuara në parandalimin e luftës kundër korrupsionit. Në disa raste keqpërdorimi i ligjit është përdorur për t'i shërbyer interesave të caktuara politike”, tha Braho. Ai sqaroi nga foltorja e Kuvendit shtyllat ku mbështetet veprimtaria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm me ligjin e ri.

"Parandalimi zbulimi hartimi paraprak i veprave penale të kryera nga punonjës të policisë së shtetit; Verifikimi i punës të të gjithë strukturave të policisë së shtetit”

Luan Rama: Ligji, permiresime te ndjeshme...por jemi kunder lenies vullnetare te gradave
Por për sekretarin e Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, një cështje që kërkon diskutim në këtë ligj, është ajo e lënies vullntarisht të gradës. Sipas Luan Ramës, parimi i lënies vullentare të gradës nga punonjës të kësaj structure, nuk ekziston në asnjë ligj tjetër të strukturave të ngjashme, të NATO-s apo vendeve të Bashkimit Europian. Mbi këto arguemente, në emër të grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama propozoi që edhe në stukturën e Policisë së Shtetit të respektohet i njëjti standard si në Forcat e Armatosura.

“Ligji në përgjithësi ka përmirësime të ndjeshme nga ligji i mëparshëm pasi jep një dimension tjetër dhe aktualizon më mirë duke detajuar në mënyrë të qartë të gjithë autoritetin e institucionit. Me këtë ligj Shërbimit i jepet një fuqi më e madhe nga sa ka pasur SHKB-ja e dikurshme. Ne shprehemi dakord, vetëm dua të ndalem në një cështje që krijoi diskutim edhe në Komisionin e Sigurisë.

Neni 73, ku parashikohe e drejta e çdo punonjësi të kësaj strukture për të lënë vullnetarisht gradën në funksion të gjetjes së një hapësire për një vend pune tjetër. Parimi i lënies vullentare të gradës nuk ekziston në asnjë ligj tjetër të strukturave të ngjashme, të NATO-s apo BE. Grada është atribut personal i fituar në sajë të karrirës së cdo individi. Ne propozojmë që edhe në strukturën e Policisë së Shtetit, të respektohet i njëjti standard që respektohet në Forcat eAarmatosura. Është një shpikje shqiptare në rrethana spcifike dhe aplikimi demotivon karrierën, deformon stukturën”, tha Luan Rama. 

Ndreu i pergjigjet Rames: S'ka vend per ta diskutuar me
Sakaq, për deputetin socialist, Pjerin Ndreu projektligji “Për Shërbimin për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, i cili është diskutuar në komisionet parlamentare, “s’ka vend për ta diskutuar më”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë