Ndriçim Xhepa: Nuk jam kaq rëndë
por duhet të kurohem jashtë

Ndriçim Xhepa: Nuk jam kaq rëndë<br />por duhet të kurohem jashtë<br /><br>
Lajmi që qarkulloi sot pasdite se Ndriçim Xhepa është i sëmurë duhet të ketë mërzitur shumë adhurues të tij.

Lidhur me këtë lajm reagoi edhe vetë aktori, i cili u shpreh se gjendja nuk është kaq e rëndë por që duhet të bëjë një ndërhyrje dhe në vendin tonë nuk është e mundur prandaj do ta zhvillojë në Gjermani.

Për këtë qeveria miratoi një fond prej 5 milion lekë, që aktori Xhepa të kurohet jashtë vendit.

 “Nuk është gjendje alarmante por një situatë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Kam një ftohje të vjetër që më rikthehet herë pas here. Si pasojë mushkëria ka krijuar një masë, që duhet hequr. Por meqë këtu nuk janë mjetet e nevojshme për këtë ndërhyrje, me ndihmën e një fondi do mund të realizohet në Gjermani. Pas dhjetë ditësh do të jem sërish në Tiranë”, tha Xhepa/Tiranapost

I urojmë shërim të shpejtë aktorit të madh të skenës shqiptare, Ndriçim Xhepa.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari