Ndriçim Shtubina pranon postin e trajnerit, Egnatia prezanton drejtorin e ri

Ndriçim Shtubina pranon postin e trajnerit, Egnatia prezanton drejtorin e ri

Ndriçim Shtubina

Egnatia ka plotësuar vendet vakante në organikën e klubit. Skuadra e Superligës shqiptare të futbollit ka një drejtor të ri sportiv dhe ai është Edlir Tetova. Ish-trajneri i rrogozhinasve u largua nga stoli i Egnatias në 16 tetor të 2022 duke i lënë vendin Shpëtim Duros. Tanimë Tetova rikthehet te Egnatia por me një detyrë të re, atë të gjetjes së elementëve të talentuar në merkato, si në hyrje dhe dalje.

Durrsaku ka zënë vendin e Ndriçim Shtubinës, që dha dorëheqjen pak ditë më parë. Tanimë shkodrani ka pranuar propozimin e presidencës, duke marrë drejtimin e ekipit U-21 të Egnatias. Kjo do jetë eksperienca e parë e Shtubinës në postin e trajnerit. Kujtojmë se Egnatia po bën një sezon të mirë dhe pas 15 javëve të para në Superligë mban vendin e tretë me 24 pikë, pesë më pak se Partizani kryesues.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)