Ndriçim Xhepa gëzon shëndet të 
mirë pas ndërhyrjes në mushkëri

Ndriçim Xhepa gëzon shëndet të <br />mirë pas ndërhyrjes në mushkëri<br>
Përfundoi me sukses operacioni në mushkëri i aktorit të njohur Ndriçim Xhepa. Nëna e aktorit Margarita Xhepa e telefonuar nga Report TV është shprehur se “Ndërhyrja kirurgjikale përfundoi me sukses. Jam shumë e gëzuar, sepse masa që kishte në mushkëri iu hoq dhe tani ai gëzon shëndet të mirë”
Aktori shkoi për kurim më 13 tetor ne Itali. Për kurimin e aktorit të njohur ka dhënë kontribut edhe Qeveria Shqiptare.

 Me vendimin e saj aktorit i është akorduar fond financiar prej 5 milionë lekë të reja për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit në një klinikë jashtë vendit. 
Gëzimin për shëndetin e mire të aktorit Ndriçim Xhepa e kanë përcjellë edhe kolegët e miqtë e tij në rrjetet.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari