Ndriçohet ambienti i komunitetit rom
Klosi:Kjo kategori në vëmendjen tonë

Ndriçohet ambienti i komunitetit rom<br />Klosi:Kjo kategori në vëmendjen tonë
Ministri i Mireqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi së bashku me stafin e ministrisë, çuan pranë Qëndrës Tranzitore të Emergjncës për komunitetin rom, ruletat e rikonstruktuara nga nxënësit e shkollave të arsimit profesional gjatë Olimpiadës së Aftësive, sikundër edhe produkte të tjera të vetë nxënësve të prodhuara gjatë panairit.

Ministri Klosi bëri me dije se në këtë qëndër do të vijojnë të punojnë nxënësit e profileve të arsimit profesional për sistemimin e mëtejshëm të këtyre ambjenteve, do të ngrihet një mencë dhe do të hapet gjithashtu edhe një qëndër e formimit professional.

Bashkë me bashkinë do të punojmë për hapjen e mencës. Do të hapim gjithashtu qëndrën e formimit profesional që gjatë kësaj vere. qëllimi është që ky komunitet të integrohet, përmes kurseve të formimit, të jenë të gatshëm për një punë. Arsimimi i fëmijëve dhe punësimi i këtij komuniteti, është zgjidhja për integrimin e tyre të plotë “ tha ai.

Gjatë këtij aktiviteti, për të gjithë këtë komunitet u bë i mundur ndriçimi 24 orë i këtyre ambjenteve përmes një sistemi të tëre panelesh diellore të instaluar nga një grup vullnetarësh amerikanë që kanë punuar prej disa kohësh për këtë projekt.

Ceremonia e ndezjes për herë të parë të sistemit ndriçues të ambjenteve të jashtme të qëndrës, u celebrua nga një ndeshje futbolli e ministrit Klosi me fëmijët e skuadrës “ Retë e Zeza” të komunitetit rom.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë