Ndryshe nga FSHF federata volejbollit dhe çiklizmit ndërpresin aktivitetin, sezoni i Formula 1 nis pa tifozë

Ndryshe nga FSHF federata volejbollit dhe çiklizmit ndërpresin aktivitetin, sezoni i Formula 1 nis pa tifozë

Futbolli në Shqipëri do të vijojë normalisht, por do të luhet pa praninë e tifozëve. Ky është vendimi i marrë ditën e sotme nga Komiteti i Emergjencave në federatë në bashkpunim me këshillin e ministrave, të cilët të hënën vendosën ndërprerjen e të gjithë aktiviteteve sportive për të paktën dy javë. Ndërkohë edhe ditën e hënë dy ndeshjet e javës së 26 të Superligës mes Skënderbeut dhe Kukësit, por edhe mes Vllaznisë dhe Partizanit u luajtën pa tifozë.

Ndërkohë dy federata të tjera në vend, e volejbollit dhe e çiklizmit, kanë njoftuar se kanë ndërprerë aktivitet deri me datë 3 prill.

Në Europa për shkak të alarmit të koronavirusit deri më tani janë njoftuar se katër ndeshje të Champions League do të luhen pa tifozë. Me dyer të mbyllura do të jenë sonte Valencia-Atalanta, nesër Paris SG-Dortmund dhe javën tjetër Juventus-Lyon si dhe Barcelona-Napoli. Sakaq në diskutim është Bayern Mynchen-Chelsea. Ndërkohë që edhe në Europa League një sërë ndeshjesh do të jenë pa tifozë, duke filluar nga Inter-Getafe, ndërsa nuk mungojnë as takimnet e ndërprerë.

Situata alarmante ka prekur edhe botën e Fortmula 1, që këtë javë do të nisë sezonin e ri në Çmimin e Madh të Australisë. Kjo pistë ashtu si edhe ndeshjet e futbollit, do të jetë e mbyllur për tifozët.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale