Kreu i Policisë Shtetit,Ilir Proda ka firmosur disa ndryshime dhe emërime të reja në drejtimin e disa Drejtorive Vendore të Policisë.

Kështu bëhet me dije se Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Afrim Tafa është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Sa i përket Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vendosur të revokojë dorëheqjen e Drejtues Fatmir Hoxha, pas rezultateve të larta të arritura gjatë fundvitit 2025 në DVP Elbasan.

Për rrjedhojë, Drejtues Fatmir Hoxha do të vijojë detyrën si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.