Ndryshime drastike të motit, reshje dëbore dhe shi në Dibër, Bulqizë, Librazhd e Durrës

Moti me reshje dëbore, shiu e breshër ka përfshirë vendin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:35
Bora krijon peisazhe të mrekullueshme në qytetin e Pukës (FOTO)

Qyteti i Pukës ka marrë një pamje krejt tjetër në këto ditë të ftohta.

Bora ka mbuluar vendin duke pasqyruar anën më të mirë të saj.

Në foto janë bukuritë e malit të Munellës që ndodhet atje duke treguar madhështi me lartësinë e tij.

Peisazhe të mrekullueshme ka krijuar edhe bora që qëndron anash liqenit bashkë me bredhat e mbuluar në këtë fund shkurti.

'Velloja e bardhë' nuk është shtrirë në çdo pjesë të saj, pasi ka vende që nuk janë mbuliuar nga dëbora edhe pse temperaturat janë të ulëta.

Ora 11:57
Breshër në Durrës, pezullohet lundrimi në Vlorë(VIDEO)

Vendi ynë gjatë 24 orëve të fundit është përfshirë nga moti i ftohtë, me reshje shiu në zonat e ulëta dhe borë në zonat malore.

Qyteti bregdetar i Durrësit gjatë ditës së sotme është 'zbardhur' nga breshëri. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje breshëri me intensitet të lartë që rrugët të mbushen plot, kjo nuk ka sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve.

Edhe qyteti i Vlorës është përfshirë nga era e fortë dhe reshjet intensive të shiut. Porti Detar i Vlorës ka pezulluar lundrimin e tragetit të linjës Vlorë-Brindasi për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike. Trageti do të niset në 29 shkurt.

Ora 11:56
Dëbora në Librazhd, Qafë-Thana pa probleme, defekt elektrik në Qukës

Dëbora vijon të bjerë në Steblevë të Librazhdit. Aktualisht raportohet për 20-30 cm , por pa probleme në qarkullim. Edhe Qafë-Thana është e hapur pavarësisht dëborës së rënë një ditë më parë. Problem mbetet njësia administrative Qukës, në Përrenjas ku raportohet se ka probleme me energjinë elektrike. Mësohet se punonjësit e OSHEE janë në terren për të riparuar defektin. Sa i takon bashkisë së Elbasanit situata është pa probleme.

Ora 11:55
Ndryshime drastike të motit, reshje dëbore dhe shi në Dibër e Bulqizë

Ndonëse ishim mësuar që gjatë ditëve të fundit temperaturat të ishin të larta, kjo e enjte e gjeti verilindjen në kushtet e një dimri të vërtetë. Që në  orët e para të ditës kanë nisur reshjet e shiut, breshërit e dëborës.

Në Bulqizë e Dibër reshjet e borës kanë qenë më prezente, por që nuk raportohet të kenë shkaktuar probleme. Akset nacionale Peshkopi - Tiranë, Peshkopi - Kukës dhe Ur e Çerenecit - Stëblevë kalohen pa vështirësi. Po ashtu, edhe rrugët rurale të Bulqizës e Dibrës janë të kalueshme pa probleme.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!