Më pak se një vit në krye të Kadastrës Shkodër, Elsa Tanushi është shkarkuar nga posti drejtues, ndërsa në vend të saj është emëruar Ilir Dibra.
Ilir Dibra mbante para disa kohësh postin e drejtorit të Hipotekës, ndërkohë që prej ditës së enjte është vendosur në krye të Kadastrës Shkodër. Dibra ka qenë më herët drejtues i kadastrës Shkodër në 2017, por u largua me urdhër të kryeministrit Rama, i cili shkarkoi të gjithë drejtuesit e hipotekave në atë kohë.
Elsa Tanushi ka qenë pjesë e ALUIZNIT në fillim të vitit 2019, por më pas me vendimin e qeverisë për shkrirjen e tij me ZRPP, u emërua në krye të Kadastrës Shkodër më 11 maj 2019.