2 punonjës të hipotekës në Korçë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Burime bëjnë me dije se njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv ditën e hënë ndërsa punonjësi tjetër ditën e sotme.
Në zbatim të protokollit të sigurisë, kontaktet e afërta të 2 punonjësve janë karantinuar ndërsa hipoteka vijon të mbetet e hapur duke zbatuar me rigorozitet rregullat.
Pritet tamponimi i kontakteve të ngushta të të infektuarve me COVID-19.
Komento