Ndryshime në listën e Kombëtares, Armando Broja largohet në Angli! Për Armeninë mungojnë tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kombëtares, Armando Broja largohet në Angli! Për Armeninë mungojnë tre futbollistë

Momente nga stërvitja e Kombëtares

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të shtunë në 17:30 me Armeninë testin e fundit miqësor për këtë vit. Në "Air Albania" kuqezinjtë do jenë pa tre elementë të rëndësishëm. Armando Broja pësoi dëmtim dje në miqësoren e humbur 1-3 kundër Italisë dhe pas kontrolleve mjeksore është parë e udhës që sulmuesi të rikthehet te Chelsea në Angli për rikuperimin.

Jashtë liste edhe Odise Roshi dhe Myrto Uzuni, që do duhet të kthehen te skuadrat e tyre pas përballjes së djeshme në kryeqytet. Dyshja kishte marrë leje vetëm për përballjen me Italinë, duke pasur impenjime në Spanjë dhe Turqi.

Trajneri Edy Reja ka zbritur këtë paradite në fushë ekipin, me lojtarët që kanë zhvilluar ushtrime të lehta. Nesër në 15:00 do zhvillohet stërvitja e fundit për të përgatitur ndeshjen me Armeninë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën