Ndryshime në pilot, siguri dhe pikë, në fundjavë ndizen motorët për Botërorin e 70 të ‘Formula 1’

Ndryshime në pilot, siguri dhe pikë, në fundjavë ndizen motorët për Botërorin e 70 të ‘Formula 1’

Këtë fundjavë në Melbourne të Australisë 10 skuderi do të ndezin motorrët për sezonin e ri të “Formula 1”, që ashtu si sezonet e mëparshme do të ketë 21 Çmime të Mëdha, 11 prej të cilave do të zhvillohen në Europë. Ndryshimi i vetëm do të jetë se Çmimi i Madh i Amerikës do të jetë menjëherë pas atij të Meksikës, që mbahen me 27 tetor dhe 3 nëntor.

Sa i takon pilotëve me kuriozitet pritet rithimi pas 8 vitesh i polakut Robert Kubica, që në 2011 si pasojë e një aksidenti të rëndë luftoi me jetën. Në këtë sezon të ri ka edhe një sërë ndryshimesh të tjerë sa i takon pilotëve. Daniel Ricardo ka lëvizur te skuderia “Renault” pas 5 vitesh te Red Bull duke zëvendësuar Carlos Sainz. Ndërkohë që vendin e Ricciardo-s te ‘Red Bull’ e ka marrë Pierre Gasly, i promovuar nga skuderia ‘Toro Rosso’.

Ndërkohë Carlos Sainz pas një sezoni në huazim te ‘Renault’ ka lëvizur te ‘McLaren’, duke zënë vendin e Fernando Alonso-s, që këtë sezon ka lajmëruar se nuk do të garojë në ‘Formula 1’. Ndryshime ka patur edhe te Ferrari, me 21-vjeçarin Charles Leclerc që la skuderinë ‘sauber’ për t’u bërë shok skuadre me Vettel, ndërsa në krahë të kundërt lëvizi Kimi Raikonne-n. Finlandezi këtë vit do jetë shok me Antonio Giovinazzi te skuderia ‘Sauber’ që sezonin e ri do mbajë emrin ‘Alfa Romeo’.FIA së fundmi ka lajmëruar edhe një ndryshim të rëndësishëm. Piloti që do të shënojë xhiron më të shpejtë gjatë garave do të fitojnë një pikë më shumë, por me kushtin që ai të jetë mes 10 pilotëve të parë në përfundim të garës. Kjo nuk është hera e parë që aplikohet një rregull i tillë, pasi më herët është zbatuar edhe në Botërorin e Formulës 1 në periudhën 1950-1959.

Ndryshim do të ketë edhe për sigurinë, ku kokoret e pilotëve do të jenë të dizenjuara për të rritur sigurinë. Me standardin e ri, kokoret do t'i nënshtrohen një game më të plotë të testeve të aksidenteve që synojnë përmirësimin e absorbimit dhe devijimit të energjisë, si dhe zvogëlimin e mundësisë së deportimit të objekteve në strukturën e kokoreve.

Sa I përket garës pritet të ketë sërish luftë mes Ferrari-t të Vettel dhe Mercedes-it të Hamilton. Ky i fundit është kampioni në fuqi, që synohet të rrëzohet nga “Ferrari” që këtë vit feston 90 vjetorin e krijimit, në një kohë kur prej 11 vitesh nuk nxjerr asnjë pilot kampion.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen