Vijon 'furtuna' në Policinë e Shtetit, lëvizje në Tiranë dhe disa qarqe/Emrat dhe pozicionet

TIRANË-Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit në kuadër të intensifikimit të luftës ndaj krimit e drogës. Sot janë firmosur disa lëvizje në Tiranë dhe disa qarqe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në Tiranë janë emëruar dy lëvizje në komisariate. Komisar Gilbert Hoxha, me detyrë Shef Sektori, në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2.

Kryekomisar Pal Marku me detyrë Specialist në Njësinë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë së Shtetit, është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6. në Tiranë.

Ndërsa Nënkomisar Neritan Boçi, nga shef i Komisariatit të Policisë Nr.6 emërohet në detyrën Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Ndërkohë që përpos Tiranës ndryshime janë firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm edhe në qarqe në nivel zv/ drejtorësh. Hamdi Fiora emërohet zv/ drejtor në Korçë, Arjan Ferri në Berat, Erzen Cera në Dibër, Skënder Hita në Shkodër, Adriatik Tavciu në Lezhë, Koço Dafa në Gjirokastër dhe Ervin Ndreu nga shef komisariati në Krujë është emëruar zv/ drejtor në Durrës në vendin e Bajram Marës.

Të gjitha lëvizjet në Policinë e Shtetit
Gilbert Hoxha shef i Komisariatit Nr. 2 në Tiranë
Pal Marku shef i Komisariatit Nr. 6 në Tiranë
Neritan Boçi nga shef te Komisariati Nr. 6 emërohet specialist

Emërimet në nivel zv/ drejtorësh
Hamdi Fiora në Korçë
Arjan Ferri në Berat
Erzen Cera në Dibër
Skënder Hita në Shkodër
Adriatik Tavciu në Lezhë
Koço Dafa në Gjirokastër
Ervin Ndreu në Durrës

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berti: 12/06/2018 00:25

    Jo vetem Neritan Bocin por duhen transferuar te gjithe oficeret e komisariatit nr. 6! Jane njerezit e Sajmir Tahirit dhe kane toleruar shume bandite ne zonen e Kombinatit dhe Unazes se re. Te shpresojme qe do kete me te vertete progres te prekshem.

    Përgjigju
  • Luli: 11/06/2018 20:05

    Drejtor Ardi duhet te bej levizje te miremenduara, puna e policise ka rene shume sidomos ajo e Tiranes. Drejtori i ri ka ardhur per model jo per pune, performanca e drejtorise se tiranes le shume per te deshiruar.

    Përgjigju
  • polici i portes: 11/06/2018 19:14

    Kulmi!! Ku merr vesh Pal Marku nga policia???!! Do drejtoje nje komisariat si 6-ta??!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!