Ndryshime në qeveri? Meta:
Të bëjmë buxhet sa më të mirë

Ndryshime në qeveri? Meta:<br />Të bëjmë buxhet sa më të mirë
TIRANE -  Qeveria ka një qëndrim të unifikuar sa i përket politikave ekonomike që do të ndërmerren në 2016-ën, vit i cili pritet të jetë më i lehtë për xhepat e shqiptarëve.
Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se nuk do të ketë rritje të taksave, madje në sektorët e bujqësisë dhe turizmit, 2016-a do të sjellë ulje të taksave. Ky qëndrim u shpreh pas një takimi me dyer të mbyllura në vilën qeveritare mes drejtuesve të koalicionit qeverisës PS-LSI, kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentarit Ilir Meta, ministrave Cani, Haxhinasto, Ahmetaj, Tahiri dhe krerëve të grupeve parlamentare Ruçi e Vasili.

Ashtu si Rama edhe Meta nuk u prononcua për mediat në përfundim të takimit, por gazetarët shfrytëzuan një takim që kryeparlamentari pati me Shpëtim Idrizin në Sheraton, për të marrë deklaratën e tij në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2016 dhe piketat kryesore të tij. Kreu i LSI-së tha se ministrat dhe dy aleatët bënë një ekspoze për buxhetin e vitit të ardhshëm, duke shtuar se sapo të jetë bërë projekti do të nisin konsultimet me grupet e interesit.

"Unë mendoj që këto janë çështje, që vijojnë që të diskutohen. Edhe vetë buxheti ende nuk është paraqitur si një projekt i tillë për t’u parë. Pasi paraqitet projekti ju e dini se fillojnë debatet, fillojnë diskutimet, dëgjohen grupet e interesit . Ne kemi dëgjuar një ekspoze të përfaqësuesve të qeverisë dhe kemi shkëmbyer disa mendime. Kështu që jemi në vijimësi të këtij procesi dhe me dëshirën, që projektbuxheti sa më shpejt të paraqitet në Parlament, që të kenë kohë të gjithë komisionet parlamentare, por edhe grupet e interesit që të shprehin mendimet e tyre. Patjetër që ka shqetësime dhe këto do t’i dëgjojmë përsëri edhe në mënyrë më të ristrukturuar. Do të përpiqemi të reflektojmë maksimalisht brenda mundësive dhe hapësirave dhe objektivave makro-ekonomike, pasi është domosdoshmëri të përmirësohet çdo vit klima ndaj biznesit dhe marrëdhëniet me të. Ashtu sikurse është domosdoshmëri që të vazhdojë formalizimi i ekonomisë, sepse është një burim i jashtëzakonshëm për rritjen e investimeve, për përmirësimet e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe ndaj bizneseve", - tha Meta.

Meta anashkaloi pyetjen per ndryshime te mundshme ne qeveri.

Z. Meta sa i takon ndryshimeve në qeveri, ju keni thënë se ka nevojë për impulse të reja, por impulset e reja nuk mund të kuptohen vetëm si ndryshime në qeveri. A do të kemi brenda këtij sesioni ndryshime apo pritet që të ndodhin sesionin e ardhshëm parlamentar?
E rëndësishme është të bëjmë një buxhet sa më të mirë. 

Në përfundim, Metës i është dashur të nxitojë në përgjigje pasi pa një kushërirë të tijën teksa kalonte përballë "Rogner", duke i  kërkuar ndjesë gazetarëve pasi kishte kohë pa e takuar të afërmen e tij.

Ahmetaj: Nuk ka rritje te taksave
Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi u pa të dalë nga takimi me ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj të cilit i la fjalën për të dhënë detajet e tryezës së gjerë që patën aleatët.

"U fol për gjithë zhvillimet e ekonomisë dhe u rakordua për të gjitha politikat ekonomike, buxhetore financiare që aleanca do marrë në vitin 2016 dhe afatmesëm. Të gjitha propozimet janë të rakorduara dhe kanë një qëndrim unik përballë asaj që do të bëmë me ekonominë dhe ndërkombëtarët. Nuk ka taksa më të rritura, patjetër që do të ketë të ulura, sidomos tek bujqësia turizmi", tha Ahmetaj.



Shefi i mazhorancës Edi Rama dhe aleati më i madh në qeveri, kreu i LSI-së Ilir Meta zgjodhën të mos flasin për këtë takim duke u larguar nga vila qeveritare përbri kryesisë së Kuvendit pa dhënë prononcim për gazetarët.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë