Ndryshime në qeveri? Naço:Të
gjithë kanë nevojë për impulse 

Ndryshime në qeveri? Naço:Të<br />gjithë kanë nevojë për impulse 
TIRANE - Ashtu si kryetari i LSI Ilir Meta, edhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço është i mendimit se në kabinetin qeveritar ka nevojë për impulse të reja, duke lënë të hapur mundësinë se edhe ai vetë mund të preket nga ndryshimet.

Bashkëpunëtori më i ngushtë i Metës, i pyetur nëse personi që mund t’i zërë vendin është sapo jo Saimir Tahiri, Naço zgjodhi të përdorte një shprehje të kryetarit të Partisë së tij Ilir Meta, duke thënë se impulset mund të jenë fushore apo malore. Naço tha se “të ashtëquajturat” impulse i duhen kujtdo. 
...

edi rama
“Puna juaj është që ju mendoni, ju flisni, ju informoni, ju komentoni dhe pastaj kujtoni që ajo që është folur e kemi folur ne, ndërkohë që e keni folur ju”
 
ilir meta
“Ne gjithmonë kërkojmë impulse të reja qeverisëse, kërkojmë standarde më të larta të qeverisjes. Sa i takon ndryshimeve ja kemi lënë iniciativën gjithmonë kryeministrit, por ai e gjykon të arsyeshme..Ndryshime në qeveri? Kjo është pyetje që i takon zotit Rama”


Qëndrimet e drejtuesve kryesorë të koalicionit qeverisës nuk kanë kaluar pa u ndjerë në radhët e ministrave, disa prej të cilëve nuk përjashtohet mundësia të preken nga ndryshimet e përfolura së fundmi në kabinetin qeveritar.
 
Nasip Naço, përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qeverinë e drejtuar nga Rama ndan të njëjtin qëndrim si kryetari i partisë së tij Meta, se ka ardhur koha e impulseve të reja në qeveri.
 
"Une kam nevoje per impulse dhe ju keni nevoje per impulse", - iu pergjigj Naco gazetareve

Ndonëse nuk është përfolur asnjë emër konkret ministri në ikje apo në emërim, për njërin prej anëtarëve të kabinetit ndryshimet mund të prekin këdo.
 
A eshte e vertete qe zoti Tahiri do te vije ne diskasterin qe ju drejtoni?
"Impulset mund te jene malore, fushore"


Por, përpos qëndrimit politik për rifreskim të kabinetit, ministri Naço deklaron se ndryshimet do të vendosen nga një njeri.
 
Zoti Naço i mbeshtesni për ndryshime në qeveri?
Unë besoj që këtë pyetje duhet t’ia bëni kryeministrit, ai e vlerëson punën e te gjtihe ministrave dhe te ecurise se qeverise.
 
Tensioni për ndryshime të mundshme në përbërjen e kabinetit të drejtuar nga socialisti Rama është shfaqur edhe në Komisionin e Ligjeve gjatë debatit për projektligjin e sjellë nga ministria e drejtuar nga Naço për të drejtat e të burgosurve dhe të paraburgosurve. 

Hysi: Nga dallon burgu i sigurisë së zakonshme, burgu i sigurisë së ulët, i hapur? Nëqoftëse këtë gjë nuk e bën gjykata dhe prokurori pse jemi të bindur se këtë gjë mund ta bëjë më mirë drejtori i Burgjeve?
 

Naço: Keni bërë një analizë të hollësishme jo vetëm të këtij projekligji por edhe gjithë projektligjeve në tërësi dhe e kisha të pamundur të mbaja shënime konkretisht. Tani filozofi mund të bëjmë, ligjin e keni para, personalisht nuk kam për t’i hequr asnjë presje ligjit të sjëllë
 

Majko: Pyetjet pezhorative mund të krijojnë edhe keqkuptime. Këtu ka dy palë që janë të interesuara që ligji të dalë sa më mirë, nuk ka dy palë që po përpiqen t’i tregojnë se kush është më i menduar apo më pak i mençur. Dhe mendoj se që kjo duhet parë jo me ndjenjën që ne nuk mund t’i ndryshojmë asnjë presje projektligjit se atëherë kot që vazhdojmë diskutimin.

Pas qëndrimeve kritike të socialistëve, Naço orientoi drejt një tjetër ministri përgjegjësinë për shqetësimin e demokratëve për numrin e madh të të shoqëruarve në komisariate.  

Halimi: Gjatë vitit 2014, gjatë kohës së aksionit kundër energjisë janë arrestuar 37 mijë persona dhe janë futur në paraburgim. Unë e di që kapaciteti i burgjeve është rreth 5 mijë e ca, dhe ju duhet të keni rreth 6 mijë nëpër burgje dhe paraburgime mes kam unë informacion. Tani këto 37 mijë ku hynë, ku dolën?

Naço: Besoj se kjo pyetje nuk është për ne, kur të vijë ministri përgjegjës mund t’ia bësh. Por mund tu them që policia mund të shoqërojë por nuk ka lidhje me paraburgimin dhe dënimin. 

Redaksia Online
(Gre./Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë