Ndryshime në qeveri? Rama: 
Janë thjesht sajesa mediatike 

Ndryshime në qeveri? Rama: <br />Janë thjesht sajesa mediatike 
TIRANE - Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar socialist ka sqaruar deputetët se nuk do të ketë ndryshime në qeveri. Kreu i PS-së ka thënë në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar se koalicioni është i sigurt dhe ai do të vazhdojë në këto kushte. 

“Nuk do të ketë ndryshime në qeveri, sikundërse e kam përmendur në mënyrë të vazhdueshme. Gjithçka thuhet është një thashetheme, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm me të gjitha mesazhet që japim, në mënyrë që ato të mos transformohen. Qeveria është kjo që është dhe kështu do të vazhdojë”, - mësohet të ketë thënë kreu i Partisë Socialiste në mbledhjen e grupit parlamentar. 

Burime brenda mbledhjes bënë me dije se kryeministri ka garantuar vijueshmërinë e koalicionit, duke thënë se ai është i sigurt dhe do të vijojë pavarësisht se çfarë thuhet.

Në përfundim të mbledhjes Rama u ndal pak sekonda në përgjigje të interesit të medias, ku u pyet nëse do të ketë apo jo ndryshime në qeveri. 

“Puna juaj është që ju mendoni, ju flisni, ju informQEoni, ju komentoni dhe pastaj kujtoni që ajo që është folur e kemi folur ne, ndërkohë që e keni folur ju”,- tha Rama. Por kryeministri nga njëra ana ka qetësuar deputetët për vijueshmërinë e koalicionit qeverisës, por nga ana tjetër, sa u takon punëve në parti, ka shprehur pakënaqësi maksimale.

Në mbledhjen që zgjati më shumë se një orë, thuajse ka folur vetëm kryeministri, me përjashtim të një fjale hyrëse nga kreu i grupit, Gramoz Ruçi. Tre kanë qenë çështjet themelore tek të cilat kryeministri Rama është ndalur gjatë: angazhimi i deputetëve në procesin organizativ të partisë, pjesëmarrja e deputetëve në seancat parlamentare të të enjteve dhe ndryshimet në qeveri. 

​Sa i takon pikës së parë, Rama ka kritikuar ashpër deputetët për mosangazhim në procesin zgjedhor dhe reformues që ka nisur në të gjitha degët bashkiake të PS. Ai ka bërë vërejtje për pjesën dërrmuese të deputetëve, që sipas Ramës, nuk ju janë bashkuar koordinatorëve në punën në bazë.

Kryetari i PS-së, Rama është shprehur i pakënaqur me nivelin e ri të anëtarësimeve në PS, duke e mos nguruar, sipas burimeve, të përdorë dhe termat “partia është e dërrmuar, e shkoqur dhe e lodhur”. Në këtë drejtim, sipas Ramës, pjesa më e madhe e deputetëve thuajse nuk ka bërë asgjë, duke mos marrë pjesë në procesin e hapjes së partisë dhe zgjerimit të saj. Po ashtu, Edi Rama ka diskutuar me deputetët edhe vendimmarrjen lokale për emërimet dhe investimet.

Ai ka kërkuar të respektohen vendimet e asamblesë, dhe asnjë ministër të mos ndërhyjë në mënyrë arbitrare dhe individuale në vendimmarrje për emërimet e përfaqësuesve të PS-së, apo përcaktimin e investimeve strategjike.

Sipas Ramës, e gjithë kjo duhet bërë në grupet sipas qarqeve, ku marrin pjesë deputetët e qarkut dhe kryetarët e bashkive të qarkut përkatës. Ky grup duhet të mblidhet për çdo rast dhe të marrë vendime të pa ndikuara nga ministrat, apo dhe të shmangë vendimet individuale të kryetarëve të degëve të PS-së. Pika tjetër e kritikës së fortë që Rama ka bërë për grupin parlamentar ka qenë pjesëmarrja e ulët e deputetëve në seancë gjatë ditëve të enjte. Burime brenda grupit socialist, bëjnë me dije se Rama ka kërkuar, që për asnjë rast, deputetët të mos largohen nga Shqipëria ditët e enjte, sikundërse Rama ka urdhëruar edhe për ministrat.

Në mbledhjen e grupit parlamentar kreu i PS-së ka vlerësuar angazhimin e “gardës së vetër”, të cilët marrin pjesë dhe janë aktiv në seancat parlamentare. Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Arta Dade, Erion Braçe dhe disa deputetë të tjerë kanë marrë vlerësimin e Ramës. Po ashtu Rama ka nënvizuar se do të monitorojë angazhimin e deputetëve në seancë, madje duke dhënë dhe listën e deputetëve që nuk do të marrë pjesë në seanca dhe komisione duke paralajmëruar dhe masa.

Naço: Ndryshimet në qeveria ia lëmë kryeministrit Rama
"Ndryshimet në qeveria ia lëmë kryeministrit Rama”. Kështu ka deklaruar ministri i Drejtësisë Nasip Naço në lidhje me ndryshimet e mundshme të kabinetit qeveritar. Deklaratat e ministrit u bë pas aktivitetit me rastin e diplomimit të magjistratëve të rinj.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)