Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar edhe 2 ndryshime në qeveri, në nivel zv.ministrash.

Tana Kika është emëruar zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Nga ana tjetër, Blerta Rama, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, është liruar nga kjo detyrë.

Ndryshimet e sipërpërmendura janë bërë me propozim të kryeministrit Edi Rama dhe do të hyjnë në fuqi pas botimit të vendimit të Qeverisë në Fletoren Zyrtare.