Ndryshime në qeverinë greke, Mitsotakis shkarkon ministrin e Mbrojtjes Civile

Ndryshime në qeverinë greke, Mitsotakis shkarkon ministrin e Mbrojtjes Civile

Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka lajmëruar ditën e sotme ndryshime në qeverinë e tij. Mësohet se në kuadër të një riorganizimi të kabinetit të dalë pas zgjedhjeve të qershorit 2023, janë bërë emërime të reja në disa ministri.

Një prej ndryshimeve është bërë në ministrinë e Mbrojtjes Civile.

Mitsotakis mbajti në të njëjtat poste ministrat kryesorë për të sinjalizuar vazhdimësinë e politikave për ekonominë dhe punët e jashtme.

Ai ndërroi disa ministra duke përfshirë Michalis Chrysohoidisin, i cili u largua nga Ministria e Shëndetësisë për të marrë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes Civile, që mbikëqyr policinë, duke zëvendësuar Giannis Oikonomoun. Adonis Georgiadis kaloi nga Ministria e Punës tek Ministria e Shëndetësisë.

Chrysohoidis ka mbajtur postin e ministrit të Mbrojtjes Civile disa herë në dy dekadat e fundit dhe drejtonte këtë ministri kur Greqia shkatërroi në vitin 2002 grupin gueril më vdjekjeprurës në Greqi, “17 nëntori”.

Riemërimi i tij në detyrë vjen pas një sërë incidentesh të dhunshme, përfshirë vdekjen e një oficeri policie 31-vjeçar, i cili u plagos në përleshjet që shpërthyen gjatë një ndeshjeje volejbolli muajin e kaluar.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer