Oltion Bistri është emëruar drejtor i Drejtorisë së Forcave të Posaçme Operacionale në Policisë e Shtetit. Mësohet se Oltion Bistri tashmë do të zëvëndësojë Bujar Ahmetin.

Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit.

Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë, ndërsa tani do të mbajë detyrën e drejtorit në Drejtorinë e Forcave të Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Burime bëjnë me dije se Bujar Ahmeti, i cili u zëvëndësua nga Oltion Bistri, transferohet në krye të Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve.