‘Ndryshime suprizuese në punë dhe karrierë’ parashikimi yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja cilat janë shenjat më të favorizuara (VIDEO)

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 28 nëntor  deri në 4 dhjetor) ai tha gjatë kësaj jave se duhet pasur kujdes në fushën sentimentale dhe do të ketë ndryshime të mëdha në fushat si ekonomi dhe karrierë.

“Kjo javë është shumë e rëndësishme sa i takon ekonomisë dhe ndryshimeve që kanë të bëjnë me punën dhe karrierën. Duhet patur kujdes në fushën sentimentale sepse do të kemi shumë ndryshime, do të niset diçka e re dhe nuk do të përfundohet nëse nuk do jemi të kujdesshëm çfarë themi. Duhet të tregohemi gjithashtu të kujdesshëm edhe kundrejt fjalëve dhe informacioneve që dëgjojmë, pasi gjithnjë duhet konfirmuar burimi dhe duhet të diskutohen gjërat përballë, jo me të tretë në mes. Në fushat e tjera do të jetë një javë e mbarë nga ana ekonomike, nga ana e nismave të reja dhe vendimeve të rëndësishme”

Parashikimi i Yjeve nga data 28 nëntor deri më 4 Dhjetor:

Dashi

Dashi ka dy ndikime shumë pozitive, madje 10-të ditëshi i parë është shumë i fokusuar në fushën ekonomiko - financiare duke pasur parasysh disa takime dhe ndryshime që do të keni në fushën e biznesit. Ndërsa 10-të ditëshi i dytë dhe i tretë ka të bëjë me udhëtimet, edhe pse do të keni disa vonesa në fushën e udhëtimeve nuk keni pse të shqetësoheni sepse gjërat janë pozitive dhe jo problematike. Nga ndikimet që do të keni ose një lajm që mund t’a merrni pikërisht në fundjavë, është një mundësi shumë e mirë, mund të jetë një takim pune apo një kontratë, është diçka e madhe e kësaj natyre. Shenja e Dashit në fushën e punës ka ndikime shumë pozitive, vetëm duhet të lëvizin më shpejt, të shfrytëzojnë çdo moment të kësaj jave. Në fushën sentimentale me Bricjap dhe me Luan, sidomos Luan të 10-të ditëshit të dytë bëni pak kujdes, mos u nxitoni.

Demi

Shenja e saktësisë dhe e rëndësisë së veçantë. Dy gjëra kryesore ka Demi për këtë javë, e para ka të bëjë me punën, duhet të përfundojë disa punë të lëna përgjysëm. Duke patur parasysh gjashtëkëndëshin që bën Jupiteri me Afërditën në ndikimin e ekonomisë dhe dashurisë është një moment tani që mund të marrë zgjidhje pikërisht nga ky ndikim, mund të jetë diçka e anës shpirtërore ndaj mos u shqetësoni gjithçka do të stabilizohet. Ditët më të favorizuara do të jenë e Mërkura dhe dita e Enjte. Sa i takon një takimi që mund të bëhet ditën e Hënë ose ditën e Enjte bisedat do të mbyllen për një çështje pune ose ekonomie. Ndërsa ditën e Shtunë mund të merrni një lajm sa i takon një shitje që mund të bëni. 

Binjakët

Shenja e konkurimit dhe e komunikimit. Për Binjakët arma e tyre e fortë është komunikimi, por kjo periudhë është një thikë me dy presa, ndaj duhet të kenë kujdes sidomos 10-të ditëshi i dytë. Bëni kujdes, mos u nxitoni në bisedat që do të bëni. Nëse do t’ju duhet të firmosni një kontratë se s’bën pikërisht këtë javë zgjidhni ditën e Mërkurë, sepse është një ditë shumë e mirë për ju për të realizuar atë çfarë doni. Në çështjet shpirtërore dhe pse keni pasur një ndarje me Peshore apo me Ujor duket se tani është momenti pozitiv që ju të mund të ribashkoheni përsëri. Për të palidhurit që kanë një njohje, mund t’a kthejnë në lidhje serioze, ndikimet janë pozitive.

Gaforrja

Shenja e mirësisë dhe lumturisë. Përsa i përket shenjës së Gaforres duket se ka ardhur momenti për të nisur diçka të re, edhe pse jeni shumë të mërzitur këtë periudhë. Në fakt Gaforret nga Janari deri tani kanë kaluar shumë vështirësi, por ka ardhur momenti të hidhni pas krahëve çdo gjë. Ka ardhur momenti për të kthyer kapitull dhe për të nisur diçka të re, edhe pse jeni bërë fajtorë pa qenë në faj, edhe pse një çështje ligjore nuk është mbyllur akoma. Eshtë një moment tani që mund ta zgjidhni vetëm ju, duke takuar persona kyç të ligjit, sidomos ditën e Hënë, ditën e Enjte dhe ditën e Diel. Eshtë moment i mirë për të zgjidhur problemin që keni patur këtu e gjashtë muaj më parë. Në fushën sentimentale lidhjet që kanë të bëjnë me Ujor dhe me Akrep të 10-të ditëshit të dytë ëshë një mundësi shumë e mirë që të arrini synimet tuaja pa prishur asnjë plan që keni menduar më parë. Lidhjet me Bricjap dhe me Dash janë ideale, ndërsa me Peshore të 10-të ditëshit të dytë është diçka shumë pozitive dhe e papritur.

Luani

Shenja e ndyshimeve të mëdha. Përsa i përket shenjës së Luanëve, kanë disa ndikime shumë të mëdha në fushën ekonomike – finanaciare, është një çështje madhore që keni tani në këtë periudhë. Kjo periudhë është në favorin tuaj dhe ka të bëjë me një punë të lënë përgjysëm ose që ju është bërë një padrejtësi juve të shenjës së Luanit dhe ka ardhur momenti tani që ju ta zgjidhni këtë problem, madje mund të jetë dhe fitimprurës nga ana ekonomike, pasi gabimin e dikujt e keni paguar ju, dhe kjo pagesë tani shkon 10-të fish në favorin tuaj, ndaj mos e lini pas dore. Eshte diçka shumë e madhe që ka për të ndodhur pikërisht këtë muaj, mundësitë janë të mëdha. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Dem dhe Shigjetar janë perfekte, kurse kujdes duhet të bëjnë me Ujor, pasi mund të kenë disa debate.

Virgjëresha

Shenja e mirësisë, zgjuarsisë dhe e gjërave të momentit. Ju të shenjës së Virgjëreshës keni gjëra shumë pozitive në lidhje me punën, në lidhje me takimet, në lidhje me bisedime. Nëse juve do ishit në gjendje të kuptoni atë çka dëshironi të realizoni, jeni në momentin e duhur. Eshtë mirë që ato plane që keni t’i hidhni në letër, mos harroni dhe koha më e vyer, më ideale për të bërë një takim pozitiv është dita e Diel pasdite, dita e Martë paradite, dita e Enjte dhe e Premte, janë ditë të mira që ju mund të përfitoni jashtë mase në fushën e punës dhe të karrierës. Diçka e papritur mund t’ju ndodhë ju të shenjës së Virgjëreshës, një punë apo diçka me jashtë. Mos e lini pa dore dhe pranoni ofertën, thoni Po, pasi është diçka shumë e mirë, është koha, momenti më ideal. Në fushën sentimentale për të palidhurit ka diçka pozitive me Dash dhe Shigjetar. Me Peshk dhe Gaforre te 10-të ditëshit të tretë kërkohet vëmendje.

Peshorja

Shenja e bisedimeve dhe gjërave të papritura. Peshoret kanë të bëjnë shumë me çështjet ekonomike, me ndryshime dhe vendime që mund të marrin. Eshtë periudha më e mirë e mundshme në fushën ekonomike financiare. Në lidhje me disa takime të mundshme që mund të bëni, mirë është t’i bëni ditën e Premte dhe ditën e  Shtunë. Një pasuri e paluajtshme, një doktoraturë ose një shtatzani mund të ndodhë. Një çështje kreditimi bisedojeni ditën e Mërkurë.

Akrepi

Shenja e pasurisë së paluajtshme, pikërisht sepse kanë pasur disa probleme në këtë drejtim, por ka ardhur momenti për të zbuluar çdo problematikë dhe për t’i zgjidhur ato. Akrepët duket se do të dalin shumë të fituar. Një takim që do të bëni me një person kyç me të cilin do të bashkëpunoni është mirë që takimin t’a bëni ditën e Enjte, pasi është një ditë shumë e mirë dhe favorizuese për ju. Në fushën shpirtërore lidhjet me Gaforre dhe Peshk janë ideale, ndërsa pak vëmendje duhet të tregoni me Dem.

Shigjetari

Shenja e shkathtësisë, ekonomisë dhe nismave të reja. Shigjetarët kanë pikë reference ekonominë, edhe pse për ta as ka, as mbarohet. Ka ardhur momenti për të bërë një përmbledhje të gjërave që kanë patur nga Janari deri më tani, sepse kanë kohën dhe momentin e nisjes së nismave të reja. Ka diçka shumë të madhe për ju të shenjës së Shigjetarit sepse në çështjet e punës dhe karrierës nuk do ngelni asnjë momet pa punë, por do të keni edhe gjëra të reja mjaft favorizuese. Në çështjet shpirtërore do bëni pak kujdes me Luan dhe me Dash si dhe me Shigjetar të 10-të ditëshit të dytë. Duhet të jeni të kujdesshëm pasi mund të jenë pikërisht personat e tretë të cilët mund t’ju prishin harmoninë. Në fushën ekonomike vijon stabilizimi, një takim i rastësishëm mund të bëjë diferencën e madhe.

Bricjapi

Shenja e mundësive të reja në punësim. Bricjapët kanë bërë plane që në Mars dhe dhe duket se tani nga fillimi Dhjetorit do të kenë një ndikim shumë të mirë me mundësi të mëdha në favorizim në punën e tyre. Një punë e re që ata kanë në plan do të realizohet dhe është pikërisht momenti tani për të realizuar gjithçka. Në fushën shpirtërore kujdes duhet të bëjnë me Peshore dhe Shigjetar, jo se nuk shkojnë si shenja edhe kanë probleme, por duhet t’i ndajnë gjërat që në fillim. Eshtë një moment shumë pozitiv për ju dhe në çështjet ekonomike financiare do të merrni disa të ardhura nga një punë e dytë, por këto të ardhura është mirë t’i investoni pasi është koha juaj.

Ujori

Shenja e mirësisë dhe e ndryshimeve. Ujorët këshillohen që gjatë kësaj periudhe të shikojnë pak më shumë shëndetin e tyre. Ujorët duket se e kanë lenë veten e tyre pas dore. Ka një ndikim në fushën e shëndetit, fundi i Nëntorit dhe fillimi Dhjetorit si për Ujorët por edhe për shenjën e Virgjëreshës dhe Demit. Ngarkesat e mëdha psikologjike, energjike sjellin pasojat e tyre, ndaj vëmendje për të gjithë Ujorët sidomos, bëni një kontroll dhe vizitë që të mos keni pasoja në të ardhmen. Në anën ekonomike nuk kanë asnjë problem për t’u shqetësuar, përkundrazi mos harxhoni më tepër se ç’duhet. Stabilizimi në fushën e ekonomisë dhe dashurisë është perfekt. Një ndikim shumë të mirë do të kenë me Peshore.

Peshqit

Shenja e mirësisë dhe ekonomisë. Eshtë një moment telepatik shumë i rëndësishëm për Peshqit me mundësi pozitive, nëse dëshirojnë dhe kërkojnë diçka, e ndjejnë se mund të bëhet dhe vërtetë që do të realizohet. Nga dita e Mërkurë deri ditën e Shtunë kanë ndikime shumë pozitive dhe çdo gjë që ata e mendojnë dhe e hedhin në letër do të vijë shumë lehtë dhe shpejt momenti për t’a realizuar. Të favorizuar në anën ekonomike financiare do t’a kanë të shtruar rrugën për vitin 2023, nga tani e tutje, Peshqit kanë një ndikim shumë pozitiv, i cili zgjat të paktën deri në muajin Mars. Në fushën shpirtërore nuk kanë qenë aty ku duhet, pasi Peshqit mund të themi se janë pak zevzekë edhe pse mund të jenë shumë të dashur. Me Gaforre, Peshore dhe Bricjap kanë diçka shumë pozitive.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë