‘Ndryshimet do penalizojnë Vllazninë në Europë’, Cungu: Kombëtarja me fat, por meritë ka edhe Sylvinho

Plaga më e madhe e futbollit shqiptar kur përgatiten përballjet në Kupat e Europës është ndryshimet e shumta. Këtë herë flamurin në këtë aspekt e mban lart Vllaznia, që përveç stafit drejtues ka ndryshuar rrënjesisht edhe përbërjen. Ndërkohë shkodranët duhet të përgatitet për përballjen e 13 korrikut kundër Liendfiled në Irlandën e Veriut e vlefshme për Conference League.

“Ndryshimet e shumta ose më saktë të tepërta nuk janë kurrë pozitive. Jo vetëm për Vllazninë, por për asnjë ekip në botë. Mund të jenë 13 lojtarë të grumbulluar që ishin boshti i ekipit, duke përballuar sezonin e kaluar. Nuk është e lehtë për këdo që është trajner te Vllaznia. E ka të vështirë me lojtarët e rinj, me lojtarët që janë blerë apo ato që do vijnë, pasi nuk njihet potenciali real i tyre,”-u shpreh Armando Cungu, trajner futbolli.

Armando Cungu është një nga trajnerët shqiptarë i cili ka kaluar më shumë ture në Kupat e Europës, por prej 2020 nuk drejton asnjë klub të Superligës. Për Report TV ai zbulon se ka patur disa negociata.

“Patjetër që kam patur kontakte. Në Kosovë, por edhe në Superligën shqiptare. Megjithatë nuk kam qen kurrë trajneri apo tipi sa të vijë mundësia e parë … Nuk kam preferuar kurrë për të bërë aventura, por kam kërkuar të jem i kujdesshëm në zgjedhjet e mia,”-tha Armando Cungu, trajner futbolli.

Trajneri shkodran foli edhe për kombëtaren, duke u shprehur se kjo është mundësia më e mirë që kanë patur ndonjëherë kuqezinjtë për të shkuar në Europian.

“Nëse ka qenë ëndërr tani e shoh mundësi reale. Mesa mbaj mend unë në futboll besoj se është shorti më i mirë dhe favorizues për Shqipërinë ndonjëherë. Nuk mund të lihet pa përmendur trajneri Sylvinho dhe stafi i tij që kanë sjellë një entuziasëm shumë të mirë. Ka një atmosferë krejtësisht ndryshe. Ka ndryshuar gjithashtu mënyrën e punës, por edhe mentalitetin e futbollit,"-deklaroi Armando Cungu, trajner futbolli.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë