Me ndryshimet e propozuara nga PS për Kodin Rrugor rriten gjobat edhe për ata që qarkullojnë me shpejtësi, apo që bëjnë gara shpejtësie nëpër rrugë.
PS propozon ndryshimin e pikës 5 të nenit 139 të Kodit Rrugor i cili synohet të ndryshohet kështu “Drejtuesi i mjetit nuk duhet të bëjë garë në shpejtësi duke sjellë rrezik serioz për përdoruesit e rrugës, sidomos në zonat urbane, përfshirë manovrat agresive, ndryshimet e shpeshta të korsisë pa sinjalizim dhe sjelljet jo sociale në rrugë”.
Ndërsa me ndryshimin në pikën 8 të nenit 139 të Kodit Rrugor, socialistët duan të rrisin gjobat për ata që bëjnë gara shpejtësie, duke shkelur pikën 5 të Kodit Rrugor të cituar më lart, si edhe për ata që shkelin pikën 3 duke qarkulluar me shpejtësi në pjesë rruge pa fushëpamje, afër kryqëzime, shkollave, në orët e natës, kur ka mot që ul shikueshmërinë në zona të banuara etj. Konkretisht, gjoba nga 10-40 mijë lekë që është aktualisht, parashikohet të shkojë në 20 mije – 60 mijë lekë.

Neni 139 i Kodit Rrugor aktual
Ndryshimet që shtohen në nenin 139 të Kodit Rrugor
Lajmi kryesor:
Drafti/ Ndryshimet e PS për Kodin Rrugor: Shoferët ‘përsëritës’ që kapen me alkool mbi 0.5 gr/l në gjak u hiqet patenta përjetë! Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj










