Ndryshimet, ekipi i Partizanit pas
Sormanit largon edhe dy italianë

Ndryshimet, ekipi i Partizanit pas<br />Sormanit largon edhe dy italianë
Shkarkimi i trajnerit Adolfo Sormani është shoqëruar edhe me largimin e dy bashkëpunëtorëve të tij ngushtë nga Partizani. Klubi kryeqytetas njoftoi se zv.trajneri Giovani Mazzella si edhe përgatitësi atletik, Cristiano Giannotti kanë ndërprerë bashkëpunimin me të kuqtë.

Nëpërmjet njoftimit zyrtar, Partizani theksoi se dy ish-anëtarët e stafit teknik, e ndërprenë aventurën e tyre në futbollin shqiptar me mirëkuptim, duke gjetur gjuhën e përbashkët me 15 herë kampionët për zgjidhjen e kontratës.

Largimet e bashkëpunëtorëve të ish-teknikut Sormani nuk kanë ndikuar në skuadër, edhe sepse stafi ishte i kompletuar, madje këto pozicione ishin të dubluara.

Në këtë mënyrë, posti i zv.trajnerit Mazella do të vazhdojë të mbahet nga Klevis Dalipi, që ishte në këtë detyrë, ndërkohë që Corrado Saccone mbetet përgatitësi atletik i vetëm i të kuqve.

Ai, së bashku me trajnerin e portierëve, Mario Capecce mbeten italianët e vetëm te Partizani, që me kthimin e Sulejman Starovës në krye të stolit ka rigjetur lojën dhe fitoret, për një tjetër sezon si pretendentë për titullin kampion.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat