Ndryshimet kushtetuese, debati
për paketën e PS, më 6 shtato

Ndryshimet kushtetuese, debati<br />për paketën e PS, më 6 shtato
TIRANE- Mazhoranca pranon të marrë në shqyrtim paketën e propozimeve të Partisë Socialiste për ndërhyrje në Kushtetutë që kanë të bëjnë me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë e Kushtetuese, anëtarëve të KLD-së dhe Prokurorit të Përgjithshëm me shumicë të cilësuar.Vendimi u mor sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve e cila miratoi propozimin e opozitës ta përfshinte në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit.

 Sipas vendimit që është marrë para pak minutash në këtë konferencë është vendosur që diskutimi i ndryshimeve kushtetuese të nisin më 6 shtator në mbledhjen e këshillit të Legjislacionit dhe të Komisionit të Ligjeve.

Para se të mblidhej konferenca e kryetarëve kreu i Grupit PS- Gramoz Ruçi zhvilloi një mbledhje në selinë rozë.

NDRYSHIMET KUSHTETUESE KUSHTI QE PS NUK VOTOI HEQJEN E IMUNITETIT ME 6 GUSHT
Ndryshimet kushtetuese ku sanksionohet zgjedhja e drejtuesve të institucioneve kushtetuese me shumicë të cilësuar ishte një kusht i PS-së që nuk votoi heqjen e imunitetit më 6 gusht. Partia Socialiste është e bindur se vetëm me ndryshime kushtetuese që propozon ajo, vendi do të mund jetë i aftë të luftojë korrupsionit dhe të ecë më para drejt integrimit. Socialistët patën deklaruar se data 6 gusht e cila nuk ishte një datë e caktuar nga Brukseli por nga vetë mazhoranca.
Më 20 korrik PS paraqiti në Kuvend draftin e saj lidhur me heqjen e imunitetit, i cili krahas propozimit për këtë çështje, parashikonte gjithashtu edhe përfshirjen në ndryshimet e kushtetutës, së kërkesave të opozitës për votim me shumicë të cilësuar për gjyqtarët. Në amendimet e PS-së, të cilat u firmosën nga 50 deputetë, parashikohej që së bashku me ndërhyrjen në ligjin themeltar të vendit për heqjen e imunitetit, të ndërhyhej edhe për të ndryshuar disa kapitujve të tjerë të Kushtetutës për votimin me shumicë të cilësuar të anëtarëve të Gjykatës së Lartë e Kushtetuese, anëtarëve të KLD-së dhe Prokurorit të Përgjithshëm.
Mazhoranca e kundërshtoi këtë nismë të dytë, duke nënvizuar se në bazë të rregullores, në 6 gusht do të votohet për heqjen e imunitetit dhe se sipas saj, kërkesat e PS-së për ndryshime të tjera në kushtetutën e vendit, mund të merren parasysh vetëm në shtator me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

KERKESAT E TJERA TE PS
1- Të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe të hartohet një projekt për ndryshimet kushtetuese, për t’i paraqitur në sesionin e ardhshëm plenar të Parlamentit, në shtator, duke i përfshirë në programin e punës së Kuvendit.
2 - Të publikohet ky projekt në faqen e internetit të Parlamentit që qytetarët të kenë mundësi për t’u informuar rreth tij.
3 - Të ftohen grupe të ndryshme interesi për të sjellë opinionet e tyre dhe komentet me propozimet përkatëse për ndryshimet.
4 - Të organizohet një takim mes Këshillit të Legjislacionit dhe Komitetit të të drejtave të njeriut për të bërë të mundur përçimin tek publiku të draft/propozimeve, duke përfshirë edhe ekspertët konstitucionalistë në proces.
5 - Projekti me ndryshime t’u dërgohet organeve kushtetuese si Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe grupeve të interesit të prekura nga këto ndryshime, që propozohen për t’i lejuar ata të sjellin këndvështrimin e tyre.

TE HENEN NIS SESIONI PARLAMENTAR

Sesioni i ri parlamentar do të nisë të hënën dhe një ndër pikat më të rëndësishme do të jetë votimi i pr/ligjit për Gjykatën e Lartë. "Ftoj opozitën të votojë ligjin për Gjykantë e lartë si një ndër reformat për sistemin e drejtësisë"- tha Topalli dje Ajo informoi se janë futur në kalendarë të gjitha projektligjet që kanë ardhur nga qeveria. Prioritet mbetet votimi i ligjit për Gjykatën e Lartë "Ligji i cili me fjalë ishte pranuar se do të votohej nga opozita dhe nuk kalon pa të, ato e bllokuan. Kjo vështirëson vënien në zbatim të ligjit për Gjykatën Administrative", nënvizoi ajo.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Cristiano Ronaldo 'si vera', shënon dopietë dhe dërgon Al Nassr në finalen e Kupës

GOLAT/ Cristiano Ronaldo 'si vera', shënon dopietë dhe dërgon Al Nassr në finalen e Kupës