Ndryshimet kushtetuese për vetingun, pyetjet për Komisionin e Venecias tashmë janë nisur! PS: Të mos humbim kohë

Edhe pse mbledhja e fundit e Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me debate të shumta mes socialistëve, pyetjet drejtuar Komisionit të Venecias për ndryshime kushtetuese për zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut janë nisur.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se nuk duhet humbur kohë. Ai njoftoi se e ka diskutuar këtë edhe me deputetin Fatmir Xhafaj i cili nuk ka qenë dakord me këtë lëvizje.

"Nuk ka fare mungesë dakodësie. Z. Xhafa është një nga ata që kanë një kontribut të rëndësishëm në reformën në drejtësi. Ai mendon se Komisioni i Venecias ka pasur një opinion për të. Por kemi rënë dakord që të kemi një raport të ri, sepse ka pasur sensibilitete. Pyetjet për Komisionin  e Venecias janë hartuar dhe duhet të jenë nisur në mënyrë që të shkojmë përpara me kohën", tha Balla në një prononcim për mediat.

Këtë deklaratë Balla e bëri pas takimit që zhvilloi me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos.

“Kjo vizitë vjen në  një moment të rëndësishëm, nëse kemi parasysh publikimin nga KE të progres raportit, që i ka hapur dritën jeshile për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, edhe pse kjo në mënyrë të pandershme është ndërlidhur me zgjedhjen e  ngërçit mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut.

Ajo që është e rëndësishme për Shqipërinë, ne do vijojnë të intensifikojmë përpjekjet tona për të çuar para reformat. Për nevojën e dakordësisë të të gjitha palëve, për zgjatjen e afateve te  vetingut deri në 2024, nuk duhet të jetë kurrsesi në çështje politike. Jemi në kushtet e një nevoje emergjente që palët të bien dakord.” u shpreh kreu i grupit Parlamentar të PS.

Kujtojmë se opozita ka bojkotuar mbledhjen e fundit të Këshillit të Legjislacionit për zgjatjen e afateve të vettingut. Pavarësisht mungesës së opozitës, maxhoranca ka vijuar me debate brenda vetes. Kuvendi në përfundim vendosi me shumicë votash që t'i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion.  Gjatë votimit, Xhafaj abstenoi, dhe u shpreh se i qëndron deklaratave të bëra në mbledhjen e parë të këshillit. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nardi: 08/11/2021 13:36

    Ne Shqiperi ndodh qe per cdo iniciative lidhur me ligjet, i kerkohet mendim Komisionit te Venecias. Aq shpesh, sa duket sikur Venecia eshte shtojce e draftimit teknik per te mbushur boshllekun ose injorancen tone ne fushen ligjore. E verteta duket se ka te beje me hile procedurale ne menyre per te arritur objektiva jo te rregullt. Dhe, kuptohet, per propogande kryesisht nga maxhoranca. E ashtuquajtura zgjatje afati synohet deri ne 2024. Jo ne 2027 ose 2030, te themi. Sepse 2024 eshte viti i fundit qe maxhoranca duket se planifikon te kete siguruar drejtesine qe do ajo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite