Zgjatja e afateve të vettingut, opozita mungon në mbledhje! Kuvendi do t'i drejtohet 'Venecias', Xhafaj abstenon në Këshillin e Legjislacionit

Zgjatja e afateve të vettingut, opozita mungon në mbledhje! Kuvendi do t'i drejtohet 'Venecias', Xhafaj abstenon në Këshillin e Legjislacionit

Foto nga mbledhja e Këshillit

Opozita ka bojkotuar mbledhjen e sotme të Këshillit të Legjislacionit për zgjatjen e afateve të vettingut. Pavarësisht mungesës së opozitës, maxhoranca ka vijuar me mbledhjen.

Kryetarja e Këshillit, Lindita Nikolla bëri me dije se më procesin e punimeve të këtij Këshilli do të ndihmojnë me opinion edhe SHBA dhe BE. Kuvendi në përfundim vendosi me shumicë votash që t'i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion. 

Gjatë votimit, Xhafaj abstenoi, dhe u shpreh se i qëndron deklaratave të bëra në mbledhjen e parë të këshillit. 

“Kam përgatitur një tërësi pyetjesh që unë besoj mund të ndihojmë ekspertizën e thirrur nga ky komision, por edhe ekspertiza ndërkombëtare.”-tha Xhafaj.

Kujtojmë se opozita braktisi edhe mbledhjen e kaluar, kjo për shkak se u hodh në votim propozimi i tyre për datën dhe orën se kur do të kryhen seancat dëgjimore për 3 propozimet e tyre për ndryshimet në Kushtetutë, sa i përket Vettingut të politikanëve, reformën zgjedhore dhe asaj territoriale.

Në mbledhjen e kaluar, opozitarët kërkuan sërish që ndryshimet në Kushtetutë të propozuara nga PS, për zgjatjen e afateve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe ato të propozuara nga PD, të trajtohen njëkohësisht, por kjo kërkesë nuk gjeti dakordësinë e maxhorancës.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:34
Zgjatja e afateve të vettingut, Kuvendi do t'i drejtohet 'Venecias', Xhafaj abstenon në Këshillin e Legjislacionit

Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, Kuvendi vendosi t'i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion lidhur me propozimet që kanë bërë ata vetë për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut.

Më shumicë votash nga deputetët e PS u miratua që t'i drejtohen 'Venecias', ndërsa Xhafaj abstenoi, i cili u shpreh se i qëndron deklaratave të bëra në mbledhjen e parë të këshillit.

“Kam përgatitur një tërësi pyetjesh që unë besoj mund të ndihojmë ekspertizën e thirrur nga ky komision, por edhe ekspertiza ndërkombëtare.”-tha Xhafaj.

Xhafaj kërkon përgjigje për 5 çështje kryesore; 

Si paraqitet situata konkrete lidhur me veprimtarinë e KPK? Pse nuk u përmbushën objektivat brenda këtij afati? Si mund të ndihmojmë brenda këtij afati? Çështja e tretë lidhet me avantazhet dhe disavantazhet e vazhdimësisë së punës së KPK?

Cilat janë garancitë që do përmbyllet puna brenda afatit që propozohet të zgjatet, për të parë kush i jep më shumë garanci dhe siguri procesit.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital

Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital