Ndryshimet kushtetuese, Ruçi:
Shqyrtojini, Patozi: Paçavure

Ndryshimet kushtetuese, Ruçi:<br />Shqyrtojini, Patozi: Paçavure
TIRANE - Sesioni i shtatë i Legjislaturës së XVIII-të të Kuvendit të Shqipërisë, nis aty ku u la më 6 gusht. Pas një ndërprerje gati një mujore të aktivitetit parlamentar, deputetët e opozitës e mazhorancës u ulën në sallën e Kuvendit pa gjetur konsensusin  për heqjen e imunitetit dhe paketës për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita. Në fjalën përshëndetëse kryetarja e Parlamentit tha se axhenda e kuvendit do të jenë reformat dhe se "qytetarët nuk do votojnë bllokuesit". Gramoz Ruçi sulmon Nishanin dhe quan "noter të kryeministrit". Replikat me kreut të grupit PS Ruçi e Patozi i PD-së. Ruçi: Votojmë heqjen e imunitetit sapo të shqyrtoni paketën tonë të ndryshimeve në Kushtetutë. Përgjigjet Patozi: Janë paçavure.  Rama se mbajti fjalën, hajde të votojmë heqjen e imunitetit më 6 tetor.

PATOZI: NUK VOTOJME PACAVURET
Kryetari i Grupit PD Astrit Patozi deklaron se Mazhoranca nuk do të votojë paketën e amendamenteve për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PS. Ndërsa ftoi PS ta votojnë heqjen e imunitetit më 6 tetor. “Nuk kemi ndërmend t’i miratojmë paçavuret e depozituara. Do zbatojmë cdo normë proceduriale. Ne nuk mund të marrim seriozisht një gjë që Edi Rama e ka sjellë në kuvend si pretekst për të zvarritur reformat e integrimit dhe mënyrë për të bllokuar statusin."- tha Patozi.

Sipas tij vendimet në PS merren nga një grup i vogël miliarderësh dhe vetëm "nëse shndërrohet në OJQ, kjo parti mund të pranojë heqjen e imunitetit. "Nuk kemi kohë për të humbur e do vijojmë reformat. Berisha ka që në 2003 që kërkon heqjen e imunitetit. Secili prej nesh është gati të miratojë, por kemi nevojë për ju që të heqni imunitetin. Ju shpirtin e jepnin e imunitetin jo.”- tha Patozi duke iu drejtuar opozitës.
Ai akuzoi Ramën se s’është burrë shteti. “Burrat e shtetit nuk kapen pas datës, por e japin fjalën dhe e mbajnë. Ata nuk shkruajnë por e votojnë, por Edi Rama nuk ka ndërmend të bëhet burrë shteti. E vetmja mënyrë është që të votojmë heqjen e imunitetit. Ta bëjmë më 6 tetor, ndryshe nga diskutimet qesharake. Jemi të qartë që referendumi është e mundishme dhe mënyrë e tërthortë, por jemi gati të prodhojmë çdo mjet për të arritur në qëllimin final. “

RUÇI: NISHANI NOTER I KRYEMINISTRIT
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi sulmoi presidentin e Republikës duke e cilësuar “noter të kryeministrit”. Ai u ndal në 3 emërimet e Nishanit, në krye të KLD-së, SHISH dhe Forcave të Armatosura “Presidenti nuk mori nishan kur në krye të KLD-së zgjodhi një militant të PD, apo në krye të SHISH vendosi një drejtues me një të kaluar që të rikujton kohën e SHIK 92- 97 e sikur të mos mjaftonte një person me 2 shtetësi. Nuk mori nishan kur në krye të FA dekretoi një ushtarak të lartë të arsimuar për forcat tokësore”- tha Ruçi. “Opozita i kërkon të mos e shkrepë tjetrën pa e vënë syrin. I themi Presidentit që nuk jeni noteri i kryeministrit por noteri i Kushtetutës”.

Ruçi ftoi PD të shqyrtojne amendatentet për ndryshimet kushtetuese. “Heqja e imunitetit do të votohet sapo të mbyllet debati për ndryshimet kushtetuese.”- tha kreu i grupit PS.  

TOPALLI: SHQIPTARET NUK SHPEBLEJNE BLLOKUESIN

Kryetarja e Parlamentit i i bëri thirrje opozitës të përmbushi detyrimet për një hap drejt Europës pasi “shqiptarët nuk do të shpërblejnë bllokuesin”
“Axhenda e parlamnetit është reforma”- tha Topalli duke shtuar se disa nga këto reforma kërkonin votën e opozitës. "Për disa opozita votoi me mazhorancën, por më 6 gusht u mbyll ashtu sic nuk duhej. Ky ligj, i imunitetit, si ai i Gjykatës së Lartë nuk miratohet nëse opozita nuk voton. Mirtaimi nuk bëhet për t’i bërë nder mazhorancës por qytetarit."- tha Topalli.

PUNIMET
Rendi zyrtar i punimeve të ditës së sotme nisi me ceremoninë e hapjes, ku u bë përshëndetja e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe fjala e krerëve të grupeve parlamentare të maxhorancës dhe opozitës. Me 116 vota pro u miratua akti normativ për krijimin e një task force për marrjen e masave të menjëhershme ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurmë tej normave të lejuara në qendrat urbane dhe zonat turistike
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë: 60 ditë ndërprerje e luftës

Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë: 60 ditë ndërprerje e luftës