Ndryshimet Kushtetuese/Meta: Grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit

Rikthimi në konferencat për mediat ka rikthyer edhe akuzat e Presidentit Meta ndaj qeverisë për grusht shteti. Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Meta i ka cilësuar të njëanshme dhe të ngjashme me grushtin e shtetit, por i ka kujtuar se grushti i popullit është më i fortë.

Për zgjedhjet për mua kanë rëndësi vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme, vendosje e legjitimitetit në vend, kjo është një kërkesë ultimative dhe një e ardhme e qetë, me prosperitet për shqiptarët që janë lodhur, përçarë kaq shumë dhe i ka larguar më shumë nga vendi. Para pak ditësh lexova një artikull dramatik se në Shqipëri po ikin më shumë njerëz tani se në vitet ‘90. Kërkoj t’i qëndrojmë marrëveshjes së arritur në 5 qershor, të mos devijojmë asnjë milimetër, të mos përdorim gjoja lista të hapura për të prishur marrëveshjen. Përshëndes opozitën që ka qenë e hapur për lista 100% të hapura. Në rast se mazhoranca nuk dëshiron të hapë listat e saj s’ka pse pengon forcat e tjera të hapin listat. Nëse kemi një shkelje të njëanshme si me rastin e ndryshimeve kushtetuese atëherë është e qartë që kemi tentativë për grusht shteti, por grushti i shtetit do të shtypet nga grusht i popullit, është më i madh grushti i popullit”,- u shpreh Meta.


Lajmi kryesor:

'Ligji për presidentin', Meta kërcënon me shpërndarjen e parlamentit: Po deshën le ta provojnë, të mos dinë ku të futen! S'më frikëson asnjë i marrosur


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’