Seanca dëgjimore në Këshillin e Legjislacionit për nismën e Partisë Socialiste për ndryshimet Kushtetuese, e zhvilluar dje në kryesinë e Kuvendit ka degjeneruar në ofendime mes depuetëve të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike. Termi "moldave" dhe "sisteme moldave" të përdorura nga kryetari i komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmajli, ka ndezur sallën.
Deputeti Tom Doshi i PS-së, i irrituar nga termi moldav, ka ndezur dhe ka marrë fjalën duke ju drejtuar me fjalë jo etike Rusmajlit. Ndërsa deputetët e PS-së janë munduar të qetësojnë Doshin, deputetët e PD, filluan ta ndiznin më shumë, duke i kërkuar kreut të grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi që të kërkonin falje dhe të tërhiqen nga kërcënimet e bëra.
Debatin e zbardhur mund ta lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com LEXONI KETU
Seanca dëgjimore në Këshillin e Legjislacionit e nisur në orën 09:00 të mëngjesit të djeshëm përfundoi pas 11 orësh debat dhe PD rrëzoi në parim të gjitha propozimet e Partisë Socialiste për ndërhyrje në Kushtetutë. Nga ana e mazhorancës u refuzua e gjithë paketa përfshirë edhe kërkesat për imunitetin.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com