Ndryshimet në qeveri, Xhaçka: Çdo ministër ka një kontratë me objektiva, kush s’i zbaton...

Ndryshimet në qeveri, Xhaçka: Çdo ministër ka një kontratë me objektiva, kush s’i zbaton...

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Asambleja e Partisë Socialiste javën e kaluar se në shtator do ketë ndryshime në qeveri dhe gjatë kësaj periudhe anëtarët e kabinetit janë në provë. 

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha në “Repolitix” se çdo ministër ka një kontratë me kryeministrin me objektiva për t’u arritur. Nëse kjo kontratë me pritshmëri nuk përmbushet, tha Xhaçka,  atëherë asnjë ministër nuk ka e të sigurt vendin në kabinet. 

Kryeministri s’di të ma ketë bërë ndonjëherë këtë detyrë fushë me lule. Nuk është e lehtë oler një vend që ka shumë pamundësi, për një buxhet që është shumë më pak sesa do donim të ishte për ato sfida emergjente për shoqërinë tonë. Duhet të bëjmë maksimumin si të besuar në këto detyra për të përmbushur pritshmëritë që kanë votuesit. Mua nuk më bën habi kjo retorikë e kryeministrit, sa herë e dëgjojmë na duket sikur dëgjojmë një gjë të re. 

Kemi kaluar disa fushata llogaridhënie në zgjedhje dhe deri te kabineti. Kemi një kontratë, gjithsecili prej nesh para kryeministrit me objektiva ambicioze për të arritur, e kemi marrë atë kontratë, për të shpërblyer besimin e madh dhe për të bërë atë punë që shqiptarët presin. 

Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes

A ndjeheni në presion nga këto fjalë të kryeministrit? 
Ai ka përgjegjësinë, ka lidhur një kontratë me kabinetin e vet, ne jemi të përzgjedhurit e tij. Nëse jemi të paaftë për të çuar përpara vizionin e tij, dikush tjetër duhet ta bëjë. Ndjehem në presion çdo ditë, si të gjithë kolegët e mi, por jo kundrejt kryeministrit, por përgjegjësia që për të çuar përpara Shqipërinë. Ky është presioni.  

Po punën e kryeministrit kush e gjykon?
Punë n e tij e gjykojnë votuesit, për objektivat programorë, ku do ta çojë vendin, aspiratat e integrimit, si do ta zhvillojmë këtë vend më shumë, si do rrisim ekonominë më shpejt, si do rrisim vendet e punës. Kryeministri është personi nën lupën e të gjithëve. Nëse fati jonë si ministër apo si deputetë është nonkosenguencë përpara aspiratave të shqiptarëve. 

S’jeni e shqetësuar se kryeministri mund t’iu shkarkojë në shtator?
Unë mbështes këtë kryeministër për arsyet e duhura. Dhe arsyet e duhura nuk janë ambicie e imja personale, por për të bërë më të mirën për Shqipërinë dhe shqiptarët. 


Lajmi kryesor:

SHBA bazë ushtarake në Shqipëri? Xhaçka në 'Repolitix': Nuk ka asnjë plan të afërt


  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Amir Rrahmani shënon me Napolin

VIDEO/ Amir Rrahmani shënon me Napolin