SHBA bazë ushtarake në Shqipëri? Xhaçka në 'Repolitix': Nuk ka asnjë plan të afërt

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, deklaroi në emisionin ‘Repolitix’, të gazetarit Denis Minga, në Report Tv, se nuk ka plan të afërt për vendosjen e një baze ushtarake të SHBA në Shqipëri. Ministrja Xhaçka u shpreh se SHBA është e shqetësuar për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor.

Më tej, ministrja sqaroi se në FA janë zëvendësuar gjithë armatimet e vjetra kineze dhe po pajisen me armatimin më modern me standardet e NATO, mjete të blinduar të standardit më të mirë, edhe për policinë ushtarake.

Takimi me sekretarin amerikan, çfarë propozimesh i bëtë?
SHBA është partner i besueshëm, luan rol të rëndësishëm në stabilitetin në rajon, promotor i politikës së dyerve të hapura të NATO. Shqipëria në vitet e fundit ka treguar, përmes operacioneve dhe misioneve, përmes të qenurit pjesë e aleancës, rritjes së buxhetit, që aktualisht është 1.2 dhe do vazhdojë të rritet deri më 2024, se është sot aleati më i besueshëm në NATO. Propozimi im ishte se Shqipëria të ishte vend aleat, bazë ushtarake, gjurmë e aleancës, që do të ishte përfaqësuese në gjithë rajonin.

A kemi ne mundësi?
Mundësi ka, janë të shumta.

Përgjigja e Mattis?
Ai tregoi mbështetjen e tij për një vend si Shqipëria, që pavarësisht përmasave gjeografike, ka qenë kontribuues shumë i madh për aleancës. Angazhimet tona operacionale krahasuar me popullsinë tonë mbeten ndër më të lartat në aleancë.

A ka plan të afërt për të vendosur një bazë të SHBA në Shqipëri?
Jo, nuk ka asnjë plan të afërt, ishte vetëm një propozim i bërë nga unë, për të treguar rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit.

Modernizimi i FA ...
Modernizimi i ushtrisë është sfidë, por edhe domosdoshmëri. Kemi arritur që këto dy vitet e fundit buxheti për mbrojtjen të ketë parë rritjen e parashikuar. Sot jemi në kushtet kur mund të themi se kemi zëvendësuar gjithë armatimin e vjetër kinez dhe po pajisemi me armatimin më modern me standardet e NATO, mjete të blinduar të standardit më të mirë, edhe policinë ushtarake me mjete të blinduara.

A mund të blejmë avionë luftarakë nga SHBA?
Është shpejt për të folur për këtë.

Nuk është pjesë e strategjisë, është e panevojshme kjo flotë?
Ka një logjikë edhe zhvillimi i FA, do ishte mirë të kishim më shumë anije dhe avionë, automatikë, por mundësitë që kemi na detyrojnë të shtrijmë këmbët, aq sa i kemi. Në bashkëpunim me aleatët tanë kemi deklaruar objektivat tanë afatshkurtër dhe afatmesëm për të modernizuar FA. Pastaj, investojmë bashkarisht për të arritur këto objektiva.

A ka shqetësim amerikan për ndikimin rus?
Pa diskutim që ka shqetësim amerikan dhe të aleancës. Aleanca përballet st me një ambient sigurie ndryshe nga ai që ishte deri dje. Ka kërcënime, nuk bëhet fjalë për Greqinë, por Rusinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Vëmendja kryesore është tek ata.

Ne jemi shumë të mbrojtur, se jemi aleatë të NATO. Nuk diskutohet për kërcënim nominal, por për një situatë sigurie dhe për një rajon që destinacion duhet të ketë familjen amerikane.

Rekrutimet, a ka dëshirë për të qenë pjesë e ushtrisë?
Është pyetje shumë e rëndësishme dhe shqetësim që kam. Edhe ka edhe nuk ka interes. Sot trajtimi i ushtarakëve tanë nuk është ai që do duhet të ishte dhe që ne duam. Një karrierë në ushtri, pavarësisht sakrificave, është ndër profesionet më të nderuar, që do të veshë me krenari këdo që e ushtron, por edhe familjen e tij. Është një profesion që të ofron shumë mundësi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:34
Gara për Tiranën, Xhaçka: Veliaj ka mbështetjen e qytetarëve, meriton të rikandidojë

“Erion Veliaj ka të gjitha meritat për të qenë kandidati i ardhshëm i Tiranës”. Kështu u shpreh ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në emisionin “Repolitix” në Report Tv. 

E pyetur nëse Veliaj ka suportin e strukturave të PS për të qenë sërish në garë për mandatin e dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, Xhaçka tha se ai ka mbështetjen e qytetarëve për punën e palodhur gjatë këtyre 4-viteve. 

Z.Veliaj, sipas të gjitha sondazheve, sipas mbështetjes që ka nga qytetarët, punën e vet të palodhur, i ka të gjitha arsyet dhe meritat për të qenë kandidati i ardhshëm i Tiranës. 

Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes

Ndërsa e pyetur për zërat e mediave pranë opozitës që flasin për një krisje të marrëdhënieve mes Veliajt dhe Ramës, Xhaçka tha se “gjithçka është thashethemnajë mediatike”. 

Ora 22:02
Ndryshimet në qeveri, Xhaçka: Çdo ministër ka një kontratë me objektiva, kush s’i zbaton...

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Asambleja e Partisë Socialiste javën e kaluar se në shtator do ketë ndryshime në qeveri dhe gjatë kësaj periudhe anëtarët e kabinetit janë në provë. 

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha në “Repolitix” se çdo ministër ka një kontratë me kryeministrin me objektiva për t’u arritur. Nëse kjo kontratë me pritshmëri nuk përmbushet, tha Xhaçka,  atëherë asnjë ministër nuk ka e të sigurt vendin në kabinet. 

Kryeministri s’di të ma ketë bërë ndonjëherë këtë detyrë fushë me lule. Nuk është e lehtë oler një vend që ka shumë pamundësi, për një buxhet që është shumë më pak sesa do donim të ishte për ato sfida emergjente për shoqërinë tonë. Duhet të bëjmë maksimumin si të besuar në këto detyra për të përmbushur pritshmëritë që kanë votuesit. Mua nuk më bën habi kjo retorikë e kryeministrit, sa herë e dëgjojmë na duket sikur dëgjojmë një gjë të re. 

Kemi kaluar disa fushata llogaridhënie në zgjedhje dhe deri te kabineti. Kemi një kontratë, gjithsecili prej nesh para kryeministrit me objektiva ambicioze për të arritur, e kemi marrë atë kontratë, për të shpërblyer besimin e madh dhe për të bërë atë punë që shqiptarët presin. 

Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes

A ndjeheni në presion nga këto fjalë të kryeministrit? 
Ai ka përgjegjësinë, ka lidhur një kontratë me kabinetin e vet, ne jemi të përzgjedhurit e tij. Nëse jemi të paaftë për të çuar përpara vizionin e tij, dikush tjetër duhet ta bëjë. Ndjehem në presion çdo ditë, si të gjithë kolegët e mi, por jo kundrejt kryeministrit, por përgjegjësia që për të çuar përpara Shqipërinë. Ky është presioni.  

Po punën e kryeministrit kush e gjykon?
Punë n e tij e gjykojnë votuesit, për objektivat programorë, ku do ta çojë vendin, aspiratat e integrimit, si do ta zhvillojmë këtë vend më shumë, si do rrisim ekonominë më shpejt, si do rrisim vendet e punës. Kryeministri është personi nën lupën e të gjithëve. Nëse fati jonë si ministër apo si deputetë është nonkosenguencë përpara aspiratave të shqiptarëve. 

S’jeni e shqetësuar se kryeministri mund t’iu shkarkojë në shtator?
Unë mbështes këtë kryeministër për arsyet e duhura. Dhe arsyet e duhura nuk janë ambicie e imja personale, por për të bërë më të mirën për Shqipërinë dhe shqiptarët. 

Ora 21:40
Rikthimi i Demirajt në FA, Xhaçka: U zhvesh nga ngjyrat politike, ja pozicioni që do ketë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka folur për rikthimin e kolonel Dritan Demiraj në Forcat e Armatosura. Në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, Xhaçka tha se në FA ka një rregull të fortë, që është zbatimi i ligjit, ndja dhe për Demirajn ka një vendim gjykate.

Sipas saj, në momentin e rikthimin në FA Demiraj ka bërë betimin, duke u zhveshur nga ngjyrat politike, ndërsa sa i takon pozicionit që ai do të marrë në FA, ministrja deklaroi se kjo do të jetë e përshtatshme për gradën e tij.

Kolonel Dritan Demiraj, ai është rikthyer në FA, cfarë ka ndodhur, reflektuat vendimin e gjykatës apo i hapët dyert?
Ka një rregull të fortë në FA, që është zbatimi i ligjit. Ka një vendim gjykate, në FA është e detyruar të mos i zbatosh. Nuk ekziston konflikti politik në FA. Kolonel Demiraj duhet të kthehet në FA, kur ka një vendim të prerë gjykate. Kur ai bën betimin për t’i shërbyer atdheut është zhveshur nga ngjyrat politike. Jemi aty për një mision shumë më të lartë.

Ka qenë përfaqësues i një partie politike, s’ka problem?
Nuk përbën asnjë problem, përderisa nuk ka qenë efektiv i FA. Ushtarakët tanë janë të zhveshur nga ngjyrat politike.

Keni komunikuar me të?
Jo, nuk kam komunikuar.

Pozicioni i tij në ushtri?
Kjo është pjesë e Shtabit të Përgjithshëm, ai do të bëjë një detyrë që është e përshtatshme për gradën e tij.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Mbledhje urgjente te Juventusi, diskutohet shkarkimi direkt i Max Allegrit

Mbledhje urgjente te Juventusi, diskutohet shkarkimi direkt i Max Allegrit