TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë një ditë pas ndryshimeve surprizë të cilat i njoftoi në mbledhjen maratonë të grupit parlamentar socialist. Mbledhja e qeverisë ishte parashikuar të zhvillohej dje, por u zhvendos për sot për shkak të mbledhjes së grupit të PS, në të cilën kryesocialisti Edi Rama bëri me dije shkarkimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, pasi edhe Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin e saj.
Tashmë e shkarkuar Balluku nuk merr pjesë në mbledhjet e qeverisë që pas rikthimit të masës së pezullimit, bashkë me dy ministrat e tjerë që Rama i largoi nga kabineti i tij, Pirro Vengun si ministër të Mbrojtjes dhe Elisa Spiropalin si ministre e Jashtme.
Numrin 2 të qeverisë, kryeministri Rama ia ka besuar Albana Koçiut, e cila vendin në ministrinë e Brendshme ia lë Besfort Lamallarit, që dikur ka qenë zv.ministër i Brendshëm dhe tashmë largohet nga drejtimi i dikasterit të Drejtësisë. Ky post i është besuar Toni Gogut, pozicionin e të cilit do ta zërë deputetja e Vlorës, Eriona Ismaili si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Në Ministrinë e Jashtme, Edi Rama sjell një diplomat karriere si Ferit Hoxha, ish-ambasador i Shqipërisë në BE dhe OBK. Në Ministrinë e Mbrojtjes do të emërohet Ermal Nufi, deri sot zëvendës sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Nga viti 2021 Nufi ka mbajtur pozicionin e këshilltarit ligjor të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ka shërbyer në pozicione të ndryshme brenda administratës publike shqiptare. Portofolin e Energjisë dhe Infrastrukturës, një nga ministritë më të rëndësishme, ia besoi Enea Karakaçit, dikur vartësi i Ballukut, pasi drejtonte OSHEE-në.
‘Furtuna’ Balluku nuk kaloi pa pasoja. Ramës iu desh të riformatonte qeverinë pa bërë ende 6 muaj nga nisja e mandatit të ri, me 4 hyrje të reja jashtë kabinetit qeverisës.
Tashmë kryeministri Edi Rama do t’i propozojë Presidentit Bajram Begaj shkarkimin e ministrave aktualë dhe emërimin e 7 ndryshimeve të reja. Pasi Begaj të dekretojë shkarkimin dhe emërimin e emrave të rinj të qeverisë Rama, ndryshimet paraqiten për votëbesim në Kuvend (ku duhen 71 vota) dhe më pas ministrat e rinj betohen te Presidenti Begaj për të marrë detyrën.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar Vilës 30 në Tiranë, pasi zhvilloi mbledhjen e qeverisë. Mësohet se shefi i qeverisë po jep një intervistë për median italiane 'Rai'.
Komente












po si mund te shkojne ne mbledhje kur jane shkarkuar... vetem se elisa spiropali duhet te kuptoje qe kete te keqe ja bere balluku, se sot do ishte me makine me shofer, me avion por ja qe bela paska qen me e forte
PërgjigjuPra peshtyu e peshtyu dhe fap lepirje taktike deri ne fyt.
PërgjigjuDe facto dhe de jure sot Shqiperia eshte pa Udheheqesin Legjendar Komunisti Stalinist Edvinin e Gjata; nga sot shteti eshte ne dore te kartelit Balluku-Hasa
PërgjigjuDe facto kryeministre esht Balluku.Nuk ka ndryshim qeverie por forcim te pozitave te saj me njerzit me te besueshem ne postet kyqe.Po me Spiropalin c'paten?Kjo esht qartesisht evidente qe Rama esht ne grahmat e fundit dhe ka humbur cdo kontroll
PërgjigjuNatyrish qe nuk do te marin pjese sepse nuk jane me ne qeveri dhe kjo nuk do te thote asgje .Rama eshte 10 hapa perpara nga berishistet .Habitem me komentet e berishisteve ju nuk po qerroni dot nje krye kriminel qe shkaterroi dhe jo te komentoniper qeverine Rama .Socialisteve nuk u peishet gjiza nga komentet tuaja .