Ditën e nesërme në orën 10:00 do të depozitohet në Gjykatën Kushtetuese kërkesë-padia e nënshkruar nga kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, për ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.
Lajmin e ka bërë të ditur juristi Rezart Kthupi përmes një reagimi në Facebook, ku ka publikuar edhe dokumentacionin që do i depozitohet gjykatës.
Sipas Kthupit, kërkesa ka për qëllim që të provojë para gjykatës të gjitha shkeljet ligjore që janë kryer në ligjin e votuar në Kuvend.
Ai tha gjithashtu se lista e kandidatëve për deputetë duhet t’i nënshtrohet vullnetit të qytetarëve dhe jo vullnetit të kryetarëve dhe ato sipas tij duhet të jenë të hapura.
'Nesër në ora 10.00 do të depozitojmë në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë e nënshkruar nga kryetari i LZHK Dashamir Shehi për ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.
Kjo kërkesë padi ka për qëllim të provojë përpara gjykatës të gjitha shkeljet ligjore që janë kryer për shndërrimin në ligj të një marrveshje politike që synon kufizimin dhe zvogëlimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve.
Lista e kandidatëve për deputetë duhet t’i nënshtrohet vullnetit të qytetarëve dhe jo vullnetit të kryetarëve, ajo duhet të jetë lista e përfaqësuesve të qytetarëve dhe jo e kryetarëve. Deputetët në Kuvendin e Shqipërisë duhet të përfaqsojnë interesat e qytetarëve dhe jo ato të kryetarëve.
Listat e hapura dhe e drejta e qytetarëve për të përzgjedhur deputetët që i përfaqsojnë në Kuvendin e Shqipërisë është mundësia më e mirë që një sistem politik i ngurtësuar, ku gjithcka lind dhe vdes nën hijen e kryetarit, të çlirohet e të jetë në funksion të interesave të qytetarëve e jo të kryetarëve, të interesave të Shqipërisë e jo të partisë.
Shqipëria është e para.', shkruan Rezart Kthupi në Facebook.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.2%
-
Jo
34.7%
-
Nuk kam mendim
11%
Vota total: 3862
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë rrisin bashkëpunimin për përmirësimin e standardeve të vendimmarrjes
1 Prill, 16:29
-
Ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë
1 Prill, 16:03
-
Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpall të papranueshme kërkesën e presidentes Osmani për emërimin e anëtarëve të KQZ-së
30 Mars, 18:55
-
Një i pandehur mungon, afatet e paraburgimit u pezullohen të gjithëve! Ndëshkimi kolektiv shqetëson, avokatët: Antikushtetuese! Gjyqtari i GJKKO: Shkel të drejtat e njeriut
29 Mars, 08:35
-
Dashamir Shehi për Report Tv: Mirëpres ligjin për referendumet! Salianji armiku i brendshëm i Berishës, protestat e PD pa interes
26 Mars, 14:57
-
Evis Berberi mbetet në burg, Kushtetuesja nuk shqyrton pretendimin se provat e marra nga celularët ishin të papërdorshme, rrezikohej dhe dosja ‘Balluku’
26 Mars, 14:42
-
Dokumenti për dënimin e Irena Gjokës në Greqi, juristi Kthupi: Faktet tregojnë se kemi të bëjmë me një vendim që s’ka rrjedhur nga një proces gjyqësor, por që është futur qëllimisht në arkiv
25 Mars, 22:08
-
Kosovë/ Osmani shpërndau Kuvendin, Kushtetuesja rrëzon dekretin: S’ka efekt juridik, deputetët 34 ditë kohë të zgjedhin Presidentin
25 Mars, 17:31
-
Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Blushi i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e zbardhur të Kushtetueses, e detyrueshme edhe për ju
25 Mars, 09:35
-
‘Ndjekje penale pa ligj’, Beqaj paralajmëron betejë në Strasburg: Vendimi i Kushtetueses, i padrejtë (REAGIMI I PLOTË)
21 Mars, 11:52
-
Vala e shtrenjtimit të karburantit rrezikon edhe ushqimet, eksperti: Duhet bord edhe për këto produkte
20 Mars, 18:30
-
Plarent Ndreca: Një gjysmë drejtësi është një padrejtësi e plotë
20 Mars, 11:09