Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërkombëtarët: Të mos lihen në momentet e fundit, të zbatohen rekomandimet e OSBE

Kur na ndajnë më pak se 3 javë nga zgjedhjet e pjesëshme lokale, politika dhe shoqëria civile diskutuan për ndryshimet që duhet të bëhen në Kodin Zgjedhor. Balla e Alibeaj ranë dakord se për të realizuar një reformë që do mundësojë zgjedhje të lira e të ndershme duhet të ketë konsensus mes palëve politike.

Të djathtë e të majtë, së bashku me shoqërinë civile dhe ekspertë juridikë e zgjedhorë  për 6 muaj do të disktojnënë njëtryezë  për ndryshimet e Kodit  Zgjedhor.  Duke kthyer vështrimin tek reforma e vitit 2020, ambasadorët e Britanisë dhe  Zvicrës folën për mënyrën se si duhet të adresohen ndryshimet dhe domosdoshmërinë për implementimin e rekomanfdimeve të OSBE ODIHR.

"Reforma zgjedhore e qershorit 2020 u realizua me vështirësi pas negociatave disa mujore. Ju ftoj të sfidoni këtë traditë të vjetër për të bërë ndryshime në moment të fundit dhe të gjeni mënyra për të bërë procesin më gjithpërfshirës”, tha ambasadori britanik, Alastair King-Smith.

“Kur i referohemi zgjedhjeve të lira e të ndershme, dy nga rekomandimet e OSBE ODIHR janë të dosmosdoshme. Mospërdorimi i burimeve shtetërore dhe ndikimi mbi votën”, u shpreh Adrian Maitre ambasadori Zviceran.

Akademiku Artan Fuga pati jo pak kritika jo vetëm për proceset zgjedhore, por edhe mbi qasjen e politikës ndaj qytetarëve.

“Në kërkimin shkencor e kemi të vërtetuar një pjesë e madhe e popullsisë ka humbur besimin në proceset demokratizuese. Ky dyshim është shprehur hapur në këto 2 vjet nga përfaqësuesit e pushtetit.  Ka një mosbesim të rritur nga ana e qytetarëve për institucionet e vendit . Kjo situatë ka  sjell një tension midis institucionit dhe dialogut qytetarë”, tha ai.

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla u shpreh se korrupsioni zgjedhor ka pësuar tkurrje në vite ndërsa kolegu i tij demokrat Enkelejd Alibeaj tha se konsesnsusi politik është i domosdoshëm.

“Ka pasur raste të partive politke të përfshiranë financime të dyshimta. Korrupsioni zgjedhor ka ardhur në tkurrje. Fakti që institucionet e drejtësisë kanë konkluduar në disa raste i bën nder Shqipërisë që këtyre rasteve t’u shkohet deri në fund”, tha Balla

 “Konsensusi politik është paradhoma, që procesi të jetë i qetë.  Sfida e shoqërisë civile është jo vetëm angazhimi dhe pjesëmarrja, por edhe kurajoja për të dhënë zgjidhje”, u shpreh Alibeaj.

Edhe zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit do të realizohen me Kodin aktual Zgjedhor, ndërsa me mbylljen e reformave zgjedhore e territoriale në shtator zgjedhjet e ardhshme të bashkive do të gjenden para kritereve të reja.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës