'Lëvizjet në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit', Blendi Klosi: Nesër mblidhet grupi parlamentar, ku do diskutohen ndryshimet

 

Pas procesit të votimit të Asamblesë së re të Partisë Socialiste në ambjentet e Kuvendit, foli për mediat sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi.

Ai u përgjigj interesit të gazetarëve, ku ndër të tjera tha se ndryshimet në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit, ndërsa nesër grupi parlamentar i PS-së do të mbajë mbledhjen e rradhës ku do diskutohen ndryshimet e reja në përbërje.

'Jemi 12 drejtues qarqesh. Të 12 ishin të involvuar në këtë proces. Të gjithë drejtuesit politik ndoqën procesin e rienergjizimit. Rezultati i procesit ishte dhe falë drejtuesve politik. Bëni pyetje pa kuptim. Jemi pjesë e grupeve të shkëlqyera të punës. Për sa i përket ndryshimeve në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit. Ndryshimet janë pjesë e një ekipi, pozicionohen në pjesë të ndryshme, kemi një trajner ne që na ka nxjerrë fitues. Sa i përket grupit parlamentar, nesër në 8 të mëngjesit  kemi një mbledhje  të grupit ku do diskutohen edhe ndryshimet.'


Lajmi kryesor:

Kongresi PS/ Rama ndryshon qeverinë! Ikën Balla, Mete e Peleshi! 3 emra të rinj në kabinet! Malaj tek Financat, Vengu tek Mbrojtja! Hoxha ministër i Brendshëm! Spiropali Kryetare Kuvendi


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë