Ndryshimet në qeveri, Paloka: Nga 
presioni i çadrës së opozitës

Ndryshimet në qeveri, Paloka: Nga <br />presioni i çadrës së opozitës
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi nga çadra e protestës se kryeministri Edi Rama i bëri ndryshimet në qeveri për shkak të presionit të opozitës.
 
Duke hedhur akuza ndaj ministrit të ri Fatmir Xhafaj, Paloka tha se ndërrimet që bëri Rama në kabinet nuk do të sjellin asnjë ndryshim. 
 
“Siç e dini na janë bërë disa ndryshime në qeveri. Siç e dini presioni i çadrës është shumë i madh sepse përndryshe mund t’i kishte bërë edhe më parë. E deklaroi edhe më gojën e vet, m’i kanë kërkuar edhe më parë. Edhe Beqajn hajdutin, edhe Sajmirin e vogël, por nuk i ka hequr. Sigurisht tani i shkarkoi nën presion”, tha Paloka.  

Ai tha se Rama ka emëruar në këtë post vëllanë e një krimineli që e njohin të gjithë ndërkombëtarët. Emërimi i Xhajfajt në vend të Tahirit për kreun e grupit parlamentar të PD është thjesht zëvendësim “bandash”.

“Por aq i ndryrë sa është në vend të “juniorit” të krimit vuri “sendor” të krimit Fatmir Xhafajn, ai që torturonte njerëzit e pafajshëm në periudhën e komunizmit. Vëllai i trafikantit që e njeh e gjithë bota. Kur Xhafaj ishte ministër, e vëllai i tij ishte në kërkim, ai ia fshihte letrat që e vërtetonin këtë gjë. Sepse vetëm kështu janë mësuar”, tha Paloka. 

Në ditën e 28 të protestës Paloka deklaroi gjithashtu se opozita ka dalë e fituar nga kjo protestë.

Gjatë fjalës së tij përballë protestuesve në çadrën pranë kryeministrisë Paloka tha se shumë shpejt do të dëgjohen lajme që do të tregojnë çfarë kanë arritur të fitojnë. Ai është shprehur se fitorja për zgjedhje të lira dhe të ndershme është shumë afër.  
 
“Ne jemi të vendosur dhe të bindur se shumë shpejt do të dëgjoni dhe lajme që do të tregojnë se ç’kemi arritur dhe se çfarë kemi fituar jemi shumë afër fitores”, tha Paloka.
 
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët