Ndryshimet në statut: Farmacistët
në moshë duhet të dalin në pension

Ndryshimet në statut: Farmacistët<br />në moshë duhet të dalin në pension
Farmacistët që kanë mbushur moshën e pensionit në rast se nuk janë të vetëpunësuar do të duhet që të dalin në pension. Kështu parashikon ndryshimi që është bërë në statutin e urdhërit të farmacistit i cili ka hasur në reagimet e para negative.

Ndryshimet e reja të kryera në statutin e Urdhrit të Farmacistit të Shqipërisë duket se nuk janë pritur dhe aq mirë nga farmacistët. Këta të fundit kanë një sërë ankesash për ndryshimet në tërësi por edhe për një nga pikat e nenit 19 që përcakton se farmacistët duhet të largohen nga puna sapo të mbushin moshën e pensionit në rast se ata nuk janë të vetëpunësuar.

Ka qenë pikërisht kjo pikë e nenit e cila ka bërë që një grup përfaqësues i farmacistëve t’i drejtojnë një letër me shkrim për ankesat që kanë pikërisht në Ministrinë e Shëndetësisë.Ndryshimet e reja të bëra në statut hyjnë në fuqi nga data 1 korrik e këtij viti dhe do të prekin një numër të madh të farmacistëve të cilët nuk janë të vetëpunësuar e që kanë mbushur tashmë moshën për pension.

farmacistet

















































Redaksia online
(F.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë