FIFA ka prezantuar zyrtarisht një ndryshim të ri në protokollin para ndeshjeve të Botërorit 2026, që prek mënyrën se si zhvillohen himnet kombëtare. Sipas rregullit të ri, tani të 26 lojtarët e çdo skuadre do të dalin në fushë gjatë himnit kombëtar, në vend që të jenë vetëm 11 titullarët si më parë. Risia do të zbatohet për herë të parë në ndeshjen Meksikë - Afrikë e Jugut, ku të dyja ekipet do të jenë të plota në fushë.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e konfirmoi këtë ndryshim, duke theksuar se synimi është forcimi i frymës së ekipit dhe krijimi i një ndjenje më të madhe uniteti para fishkëllimës së parë. Interesant është fakti se ideja është frymëzuar nga legjenda italiane Alessandro Del Piero, i cili kishte sugjeruar që i gjithë grupi i lojtarëve duhet ta përjetojë këtë moment të rëndësishëm së bashku, jo vetëm formacioni titullar.
Ky hap shihet si pjesë e vizionit të FIFA-s për modernizimin e futbollit dhe rritjen e emocionit në momentet para ndeshjes, duke i dhënë më shumë simbolikë dhe rëndësi rreshtimit të skuadrave pranë flamurit kombëtar.
Lajmi kryesor:
Nis sot Kupa e Botës 2026, edicioni më i madh në historinë e futbollit! 48 kombëtare, 39 ditë dhe tre shtete organizatore






