1762900209_800087b53f904ea083233503a83c94c2e8b6.jpg

Gilmando Dani, 47 vjeç, ka mbetur i vdekur pasditen e kësaj të marte në një atentat mafioz. Një ndër njerëzit e cilësuar si eksponentët më të lartë të krimit në kryeqytetin e Shqipërisë, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit - grupi që deri një dekadë më parë ishte kthyer në tmerrin e bizneseve të Tiranës - u ekzekutua sapo shkeli tokën shqiptare.

Kur të gjithë e dinin në burg ose e kishin harruar emrin e tij, për shkak se Gilmando Dani kishte zgjedhur të mbante një profil gati inekzistent, vrasës profesionistë e pritën në Rinas dhe e ekzekutuan në një prej zonave që duhet të konsiderohej më e sigurta në Shqipëri.

Pas daljes nga burg në tetor 2024 dhe shlyerjes së dënimit 12 vjeçar për shantazh e gjobëvënie ndaj biznesmenit Ylvi Beqja, Gilmando Dani kishte pësuar një ndryshim drastik në pamje.

Djali i gjatë dhe i imët që mediat e kishin fiksuar disa herë në gjyqin e grupit Shullazi krah Emiljanos, nuk njihej.

Dukshëm më i shëndetshëm dhe më flokët e rënë, 47 vjeçari kishte marrë drejtimin e grupit dhe paralelisht po përpiqej të ndërtonte një jetë të re.


Lajmi kryesor:

Atentat mafioz pranë aeroportit të Rinasit, vritet me breshëri plumbash Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit! Miku i plagosur agjent i Mbikëqyrjes Policore, drejtonte Benzin (VIDEO)