TIRANE- Vendimi i dhjetorit 2014 i Entit Rregullator të Energjisë për të ndryshuar formulën e blerjes së energjisë së rinovueshme që prodhohet nga hidroçentralet e vegjël, ka bërë që drejtuesit e “Shoqatës Shqiptare të Energjisë së Rinovueshme” ti drejtohen gjykatës administrative për të rrëzuar këtë vendim.

Në padinë civile që gazeta “Shqiptarja.com” e disponon të plotë rezulton se shoqata ankohet për mënyrën se si “ERE”, ka vendosur të ndryshojë rregullat ligjore dhe të ulë cmimin e blerjes së energjisë elektrike tek këta prodhues të vegjël.