Ajo është një nga personazhet televizivë më të komentuara në media dhe rrjetet sociale falë formave të saj bombastike, jetës luksoze që bën dhe kujdesit ndaj vetes.
Bëhet fjalë për Kim Kardashian, e cila ditën e martë mahniti me pamjen e saj në javën e modës në Paris.
Ajo gjithmonë shfaqet e kuruar në evente të tilla ku bie në sy lëkura e saj thuajse perfekte, ngjyra e bronztë dhe buzët e plota të lyera me nuanca të forta.
Por ajo që bie në sy është fakti se Kim ka ndryshuar shumë që prej vitit 2006 që u shfaq në televizion.

Po të vërejmë me vëmendje fotot e para gjashtë viteve me ato të bëra këto ditë ndryshimi është i dukshëm.
Lëkura në ngjyrë tjetër, mjekër më e mprehtë, hundë më e vogël, buzë më të plota, e pavarësisht viteve që kalojnë nuk shikojmë asnjë shenjë rrudhe.
Të jetë ky efekt i ndërhyrjeve kirurgjikale apo thjesht make-up-i që përdor ajo?
Por Kim nga ana e saj e ka mohuar një gjë të tillë.
Ajo ka pranuar se thjeshtë ka bërë botoks por jo ndërhyrje plastike, duke i vënë theksin faktit të përdorimit të ushqimeve me cilësi, prejardhjes gjenetike, përdorimit të produkteve kozmetike të shtrenjta.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com